Fundamenti

Rahimaj pret donatorët nga Austria, diskutohet vazhdimi i mbështetjes për arsimin dhe shëndetësinë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Selami Klaiqi, ka pritur në takim donatorë nga Austria, me të cilët ka diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë ofruar për institucionet e kësaj komune.

Gjatë takimit është diskutuar për donacionet e realizuara deri më tani në fushën e arsimit, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe institucionet arsimore në Kamenicë.

Përveç projekteve të realizuara, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe ofrimit të mbështetjes për shkollat e Komunës së Kamenicës. Po ashtu, pjesë e diskutimeve ka qenë edhe mundësia e shtrirjes së këtij bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë, konkretisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari Kadri Rahimaj ka falënderuar donatorët nga Austria për kontributin dhe mbështetjen e deritanishme, duke theksuar rëndësinë që ky bashkëpunim ka pasur për institucionet lokale.

Hidromorava

“Mbështetja që kemi marrë deri tani ka qenë shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë bashkëpunim dhe jemi të interesuar që ta vazhdojmë atë edhe në fusha të tjera, përfshirë edhe shëndetësinë”, ka deklaruar Rahimaj.

Ndërsa Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, ka vlerësuar se donacionet e deritanishme kanë përbërë një ndihmesë konkrete për institucionet arsimore dhe kanë ndikuar në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

“Çdo donacion që shkon në shkollat tona është një investim në nxënësit dhe në të ardhmen e tyre. Falënderojmë donatorët nga Austria për përkushtimin dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen”, ka thënë Klaiqi.

Takimi është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Kamenicës me donatorët nga Austria, me fokus në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore dhe mundësinë e mbështetjes së mëtejshme edhe në sektorin e shëndetësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.