Eko Higjiena

Rahimaj: Po punojmë në krijimin e Shtegut të çiklizmit, i cili do të jetë më i gjati në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Së bashku me Kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Rama po punojmë në krijimin e Shtegut të çiklizmit, i cili do të jetë më i gjati në Kosovë, e ndër më të gjatit në Ballkan. Imagjinojeni një eksperiencë me biçikletë, ku përgjatë gjithë rrugës shoqëroheni nga gjelbërimi masiv dhe oksigjeni i një lartësie mbidetare 1029m ka shkruar Kadri Rahimaj.

Në këtë shteg relievi fantastik do ta prodhojë adrenalinën që vështirë se përjetohet diku tjetër, ndërsa përgjatë 55 kilometrave, gjatë ndalesave, keni mundësi të vizitoni monumente historike e kulturore.

Uji Dea

Duke e bërë këtë projekt të rëndësishëm për sportin, shëndetin, turizmin dhe kulturën ka shkruar Rahimaj./rajonipress/