Fundamenti

Rahimaj pjesë e “Smart City Summit Expo 2022”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, po merr pjesë në samitin “Smart City Summit Expo 2022”. Ky samit i cili po zhvillohet në mënyrë virtuale, ka për qëllim shkëmbimin e eksperiencave të kryetarëve nga e gjithë bota për sferat e zhvillimit ekonomik, edukimit, stilit të jetesës dhe zhvillimit industrial “Smart City Summit Expo 2022.

Në mesin e shumë kryetarëve të komunave dhe bashkive të botës, po marr pjesë në Smart City Summit Expo 2022.

Eco Higjiena

Për një muaj radhazi, do të flasim e do të shkëmbejmë eksperienca, me kryetarë nga e gjithë bota, kryesisht në sferat e zhvillimit ekonomik, edukimit, stilit të jetesës dhe zhvillimit industrial.

Përballja me sfida të ndryshme, si ajo e COVID-19, që ka prekur tërë botën, por edhe sfidat e tjera, duhet t’i shohim si mundësi për t’u përmirësuar dhe ndryshuar për të mirë”, ka shkruar Rahimaj./rajonipress/