Rahimaj nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Këshillin e Europës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit me shefin e zyrës së Këshillit të Europës, z.Frank Poëer, për projektin ROMACTED II.

Rahimaj ka thënë se ROMACTED II synon të forcojë angazhimin dhe të mbështes zhvillimin lokal përmes ngritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëmarrjes efektive të qytetarëve romë, ashkali, e egjiptianë.

Mobi Casa

“Projekti parasheh gjithashtu zgjerimin e angazhimit, kapaciteteve dhe njohurive të institucioneve, në përfshirjen e këtyre komuniteteve, duke vënë në praktikë konceptet e qeverisjes së mirë’ tha Rahimaj./rajonipress/