Rahimaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se objektivi i përbashkët i këtij memorandumi është krijimi i një sistemi të unifikuar adresash në Kosovë, dhe sigurimi i përdorimit më të gjerë nga njerëzit, bizneset, dhe institucionet publike.
“Ky memorandum përfshin, krijimin e kapaciteteve profesionale, sistemin digjital të adresave, mbledhjen dhe digjitalizimin e të dhënave, emërtimin e rrugëve, sinjalizimin e adresave etj”- tha Rahimaj./rajonipress/