RCCOLA

Rahimaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për formimin e mekanizmit kundër dhunës në familje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me 11 akterë kryesorë për formimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje.

UBT

I pari i komunës ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë.
“Formohet mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje në Komunën e Kamenicës. Me bashkimin e 11 akterëve kryesor që kanë rëndësi jetike, në luftimin e dukurisë së dhunës në familje dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe ndihmës së vazhdueshme në hartimin e idesë së mekanizmit dhe koordinimit të palëve pjesëmarrëse nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për këtë mekanizëm. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi, mirëqenie për këtë kategori personash që janë viktima të dhunës, përmes institucionalizimit të mekanizmit koordinues dhe zbatimit të politikave”, ka shkruar Rahimaj./rajonipress/