RCCOLA

Rahimaj në takim me qytetarët: Zëri juaj është më i rëndësishmi për ne

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2024 në fshatrat Topanicë dhe Koretin.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, Drejtoresha e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, zyrtari Naser Hashani, zyrtarë të tjerë komunal përgjegjës për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, deputetja Arta Bajraliu, asambleistet Hasan Krasniqi dhe Sejdi Kurteshi, si dhe banorë të fshatrave Topanicë dhe Koretin.

Drejtoresha Ardita Dërmaku ka hapur këto dëgjime, ku theksoi se banorët e këtyre fshatrave i din më së miri nevojat e fshatit.

“Arsyeja kryesore e këtij takimi është realizimi i projekteve për vitin 2024. Në këtë takim ju e keni mundësinë që ti paraqitni të gjitha propozimet, projektet për vitin 2024. Ju e dini më së miri për nevojat e hallet e fshatit tuaj. Ne këtu ishim para një viti ku morëm kërkesat tuaja dhe i shqyrtuam një nga një dhe ato që ishin më prioritare i shqyrtuam dhe i vendosëm në buxhet. Njësoj do të veprojmë edhe këtë vit. Buxheti për 2024 është më i rritur sesa për vitin 2023.Ka një rritje prej 17,48% krahasuar me vitin 2023. Do të kemi rritje edhe në investime kapitale, si dhe në subvencione”, tha ajo.

RCCOLA

Kryetari i Komunës, duke prezantuar punët që janë bërë vitin e kaluar theksoi se këtë vit është rritur numri i dëgjimeve buxhetore vetëm për të dëgjuar sa më shumë kërkesa të qytetarëve.

“Ne e kemi vendosur një praktikë në kuadër të hartimit të buxhetit që të jemi afër qytetarëve. Vitin e kaluar kemi mbajtur 20 dëgjime ku kemi qenë komuna me më së shumti dëgjime ndërsa këtë vit e kemi rritur numrin në 27. Për herë të parë në Kuvendin e Komunës të gjitha projektet janë miratuar nga subjektet politike. Buxheti ka pësuar një rritje në kontestin pozitiv në Komunën e Kamenicës. Ka një rritjë për 100%. Rritjen po mundohemi ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë me të gjitha komunat”, theksoi ai.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me: asfaltim të rrugëve, ndriçim, investime në shkollë të Topanicës, zgjerim të përronjëve, ndalim për hedhjen e mbeturinave në vende ilegale, sjellja e një mjeku në ambulantë çdo ditë jo vetëm ditëve të cakutara, një park për fëmijë, vendosje të pengesave në rrugë, kolektori në Koretin, ujerat atmosferik, hapja e rrugës fushore në Koretin, treg mobil, rrethojë e shkollës, pushimore tek ambulanta në Koretin, trotuar dhe të tjera.

Të gjitha kërkesat e tyre u evidentuan dhe ato më me prioritet do të inkorporohen në projekt buxhet./rajonipress/