Uji Dea

Rahimaj: Ne i mbajmë fjalët që i kemi dhënë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Këtë ekip e kemi krijuar duke u bazuar mbi parimin e profesionalizmit, integritetit personal dhe aktivizmit politik. Vajzat dhe gratë udhëheqin më shumë se gjysmën e drejtorive ka shkruar Kadri Rahimaj.

“Kjo listë e ekipit përmban drejtorë me punime shkencore, drejtorë të dëshmuar me profesionalizëm në institucione, drejtorë që kanë studiuar në fushat deficitare, drejtorë që kanë studiuar jashtë vendit si dhe aktivistë të zellshëm e me mendim të qartë politik.Së bashku me partnerin e koalicionit AAK-në, përkatësisht Nënkryetarin e Komunës Faton Jakupi, jemi munduar t’i bëjmë zgjedhjet më të mira, duke u bazuar në potencialin që e kemi” ka vlerësuar kryetari i Kamenicës.

RCCOLA

“Një kombinim i tillë besojmë se është ekipi që do t’i sjell Kamenicës punë të mira e të mëdha, prej nga përfiton secili qytetar i Kamenicës. Vazhdojmë me dashuri për vendin” ka shtuar Rahimaj./rajonipress/