Eko Higjiena

Rahimaj merr mbështetje nga Fikrim Damka për të shtyrë përpara projektet ideore të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka pritur në takim Ministrin Fikrim Damka. Rahimaj ka thënë se në këtë takim janë diskutuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe Komunës së Kamenicës.

“Prezantuam edhe disa projekte ideore, për të cilat morëm edhe dakordancën e ministrit për t’i shtyrë përpara për realizim” tha Rahimaj.

Uji Dea

Rahimaj ka cekur gjithashtu se është me rëndësi që të rritet niveli i bashkëpunimit mes pushtetit lokal e qendror, sepse vetëm kështu mund të bëhen punë të mira./rajonipress/