UBT

Rahimaj krenohet me ambientin e pastër në Kamenicë, por qytetarët kanë një këshillë për të?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kadri Rahimaj ka postuar në rrjetet sociale disa foto me mbishkrimin “Të gjithë bashkë për një Kamenicë më të pastër”, por një komentues i ka shkruar:”O Kryetar aman qeti djalit me kaci bleja një mashin se kur pe shof në foto pom duket si rob i marrur peng”.

Kadri Rahimaj e ka nisur ditën e mërkurë me mëngjes me disa foto duke punuar në hapësirat e gjelbëruara të Kamenicës.

Uji Dea

“Mirëmëngjesi. Të gjithë bashkë për një Kamenicë më të pastër” ka shkruar kreu i Kamenicës duke ofruare dhe disa foto me pamje gjelbërimi.

Por komentuesi Afrim Veseli ka një këshillë për Kadri Rahimajn.”O Kryetar aman qeti djalit me Kaci bleja ni Mashin se kur pe shof ne foto pom duket si rob i marrur peng. Ka ik koha e gurit me kaci e tarrnakop bleni mashinerit për punëtor se kti momentin qe i jepet rasti ky ik prej Kosovës” ka shkruar komentuesi./rajonipress/