GRANDEMALL

Rahimaj kandidat për zgjedhjet e tetorit, çka e porositi një qytetar?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Ne, bashkë e faqebardhë u nisëm për mandatin e dytë ka shkruar Kadri Rahimaj, kurse Gani Sadiku veprimtar e aktivist ka komentuar “me kanë qytetarët normal ty kush nuk t’kish votue”.

Kadri Rahimaj ka shkruar në rrjetet sociale se bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin Qendrës e Deputetin Bajram Mavriqi, Sekretarin e Lëvizjes Alim Rama, koordinatorin e Qendrave Salih Zyba ne prezencë të kryesisë dhe anëtarëve tjerë të Lëvizjes u vendos që unë të vazhdojë për garën për Kryetar të Komunës në zgjedhjet që po na presin në vjeshtë.

“Me punën tonë të përbashkët kemi arritur shumë rezultate në arsim, shëndetësi, kulturë e zhvillim ekonomik. Na presin shumë punë tjera përpara, për ta ndërtuar e zhvilluar Kamenicë tonë.
Ju dua fort gjithëve” shkroi Rahimaj.

Por Gani Sadiku aktivist e veprimtar shkroi një porosi në murin e vet Rahimajt.
“Me kanë qytetarët normal ty kush nuk t’kish votue! Çka ke ba për mos me ikë njerëzit prej Kamenice.? Kamenica u metë thatë dhe komuna se ka ndërmarr asnjë hap për ndonjë projekt të rëndësishëm që ua lehtëson jetën të rinjëve. Me do trotuare nuk përfitojnë asgjë ata” shkroi Sadiku.

Mobi Casa

Ndërkaq elektorati i LVV e uroi madje para kohe Rahimajn.

Buqe Rahimaj Leci shkroi: Urime kryetar Kadri për nisjen e mandatit të dytë !
Lajm i gëzueshëm dhe meritat i keni me plot të drejtë. Mandati i parë ishte dëshmi se kur puna bëhet me përkushtim, rezultatet nuk mungojnë. Tani, me këtë hap të ri, ju uroj forcë, durim dhe suksese të reja në rrugën për të ndërtuar një Kamenicë edhe më të mirë.
Jeni shembull se si duhet udhëhequr me vizion dhe përgjegjësi. Përpara me besim dhe mbështetjen e njerëzve!

Bekim Toska shkroi: O s`ki nevojë hiq për me dal në zgjedhje se i zgjedhur je hiq pa zgjedhje. Suksese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.