UBT

Rahimaj ka bërë homazhe, tek varrezat e dëshmorëve, për nder të Epopesë së UÇK-së

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me Nënkryetarin Faton Jakupi, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, drejtorë, bashkëpunëtorë e ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.

Rahimaj tha se gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë kontributi i tyre, dhe sa e lavdishme është vepra e tyre për lirinë e vendit.

UBT

“Duhet të jetë sakrifica e tyre, ajo që na ndihmon që t’i forcojmë themelet e shtetit” tha Rahimaj.

Lavdi dëshmorëve por edhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit./rajonipress/