RCCOLA

Rahimaj: Jemi të hapur, se nuk kemi çfarë të fshehim

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kur e morëm mandatin ishim në vendin e 22-të në Kosovë sa i përket transparencës, ndërsa tani jemi në top 5 vendet e para dhe po shënojmë ngritje të vazhdueshme ka shkruar Kadri Rahimaj.

Uji Dea

“Raporti i KDI-së për transparencë në periudhën e gjashtëmujorit të dytë, e ka radhitur përsëri Komunën e Kamenicës në top 5, por me ngritje në pikë. Kamenica Open Data, është një nga projektet e radhës në shërbim të transparencës. Synojmë që së shpejti të jemi me pikë maksimale në vendin e parë” ka shkruar kreu i Kamenicës Kadri Rahimaj./rajonipress/