Kamenicë – Me marrëveshjen e radhës të nënshkruar me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të renovohen edhe këto banesa, duke u përmirësuar infrastruktura e brendshme dhe e jashtme e tyre ka shkruar Kadri Rahimaj.
“Ky është një grant tjetër i FKEE-së për Komunën e Kamenicës, që mbulon 90% të projektit. Mirëqenia e qytetarëve dhe infrastruktura e përshtatshme për secilin, janë prioriteti ynë” ka shkruar Rahimaj./rajonipress/