Rahimaj: Darkën e fundvitit e filluam me ndërmarrësit kamenicas, ata janë më meritorët në aspektin e zhvillimit ekonomik

Kamenicë – Për dy vitet e fundit ne kemi krijuar buxhet të veçantë për mbështetje të bizneseve. Në këto dy vite janë ndarë mbi 200 mijë euro për pajisje që lehtësojnë procesin e prodhimit dhe shërbimit ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Tashmë e kemi bërë traditë për ta njohur kontributin vjetor dhe jo vetëm të bizneseve lokale, në ekonominë tonë.
Ata janë më meritorët për atë që qyteti gëzon në aspektin e zhvillimit ekonomik.
I siguruam që komuna do vazhdojë të qëndrojë afër me asistencë profesionale, teknike e mbi të gjitha edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare.
Për dy vitet e fundit ne kemi krijuar buxhet të veçantë për mbështetje të bizneseve. Në këto dy vite janë ndarë mbi 200 mijë euro për pajisje që lehtësojnë procesin e prodhimit dhe shërbimit.
Në këtë darkë kemi ndarë edhe mirënjohje për biznese që kanë arritur suksese të veçuara në veprimtari të tyre. Edhe pse secili biznes gëzon mirënjohjen e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe komunës në përgjithësi.
Urojmë që biznesi i tyre të korr edhe më shumë suksese në vitin 2025.