Uji Dea

AKB: Kriza politike në kulm, koha për një Qeveri teknike pa parti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësoi se Kosova është futur në një krizë të thellë institucionale dhe politike, të cilën partitë politike po e keqmenaxhojnë për interesa të ngushta e jo për të mirën e vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se dështimi për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, mosarritja e një marrëveshjeje për qeverisje dhe mungesa e përgjegjësisë politike, e kanë katandisur shtetin në një gjendje alarmi.

“Në këtë situatë të rëndë, Aleanca Kosovare të Bizneseve (AKB), në emër të sektorit privat dhe të interesit publik, kërkoj me urgjencë krijimin e kuvendit te Kosovë dhe një Qeverie Teknike, jopartiake dhe profesionale, për të:

  1. Rikthyer funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe të Kuvendit;
  2. Qeverisur në mënyrë neutrale dhe të përgjegjshme në një periudhë të përkohshme;
  3. Trajtuar me prioritet krizën ekonomike, buxhetin publik dhe çështjet sociale;
  4. Përgatitur vendin për një proces të ri zgjedhor ose një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Qytetarët janë të lodhur nga premtimet boshe dhe luftërat e brendshme politike që e kanë kapur shtetin. Kjo është një gjendje e papranueshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e vendit.

FIDANISHTJA

Mjaft më me bllokime, inate dhe kalkulime personale.

Qeveria Teknike nuk është luks, por domosdoshmëri.

Është momenti që të gjithë ata që vërtet e duan Kosovën ta tregojnë me vepra, jo me fjalë.

Aleanca Kosovare e Bizneseve është e gatshme të angazhohet aktivisht në këtë proces duke ofruar ekspertizë dhe lehtësim të dialogut politik e shoqëror, në funksion të interesit kombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.