Eko Higjiena

Rahimaj: 20,000 euro më pak shpenzime në tremujorin e parë për derivate

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Shpenzimet për karburante për vetura zyrtare janë zvogëluar për 20,000€, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2022, nga 27,894.23€ sa ishin vitin e kaluar ka shkruar Kadri Rahimaj.

Eco Higjiena

“Duke parë çmimet e karburanteve që janë shumë më të larta se vitin e kaluar, po mundohemi që shpenzimet të jenë të vogla e minimale në këtë pjesë. Përderisa të hyrat vetanake janë në rritje për 8.44%, shpenzimet buxhetore janë ulur për 4.91%. Jemi zotuar për transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri. Qeverisja jonë do të jetë për qytetarin e në shërbim të interesave të tij” ka shkruar kreu i Kamenicës./rajonipress/