FITORJA

Ragmi Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

E plotësuar – Kabineti i Kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka mohuar lajmin për dorëheqjen e kreut të komunës, i cili u dërgua në redaksi nga një email në emrin e tij.

Shefi i Kabinetit, Fatlum Mustafa ka thënë për Telegrafin se lajmi është krejtësisht i rremë, ndërsa ka kërkuar të sqarohet se kush qëndron pak kësaj dezinformate.

Lajmi i tillë ka ardhur në emailin e portalit Telegrafi nga emali: [email protected], në orën 20:04 minuta. /Telegrafi/

Duke kuptuar nivelin e përgjegjësisë civile-politike si Kryetar i Komunës së Preshevës dhe përgjegjësisë morale si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa thotë se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet publike (funksioni i Kryetarit të Komunës dhe i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare).

“Dorëheqja ime le të konsiderohet si mjet pakënaqësie personale për mos arritjen e përmbushjes së Platformës Kombëtare të PDSH-së dhe për dështimin e kyçjes së delegacionit politikë të Luginës së Preshevës në bisedimet e përfunduara mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në tekstin e dorëheqjes së Mustafës të cilën ua ka shpërndarë mediave.

FIDANISHTJA

“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe në cilësinë e një qytetari shqiptar nga Presheva, pas të gjitha asaj që ndodhi në periudhën kohore nga viti 2010 e deri me 19 prill 2013, rreth Luginës së Preshevës dhe përreth saj , detyrimisht kisha analizuar pikat e më poshtme, sicc vijon:

– vendosjes dhe më vonë largimit të lapidarit të dëshmorëve nga Sheshi i Dëshmorëve
– mos arritjes së kycjes së delegacionit të Luginës së Preshevës në asnjërin takim mes Prishtinës dhe Beogradit
– mos përmbushjes së premtimit që i dhamë elektoratit të PDSH-së dhe elektoratit të Luginës për një bashkim me Kosovën ( duke ditur se kredoja politike 20 vjecare e PDSH-së është refuzimi i integrimit në Serbi dhe bashkimi me Kosovën)
-mos arritjes së unifikimit të spektrit shqiptarë në një Kuvend Kombëtar të Luginës së Preshevës
-dështimit të hapjes së vendkalimeve kufitare me Maqedoninë dhe Kosovën
-dështimit të lobimit për internacionalizimin e problemit të Luginës
-dështimit të hapjes së një Universiteti Publik Shqip në Preshevë
-dështimit të zgjerimit të Shtëpisë së Shëndetit me disa reparte specialistike deri në hapjen e një Spitali regjional
-domosdoshmërinë e një rikonfigurimi ideo-politikë të ri të Programit Kombëtarë të PDSH-së , si përgjigje e rrethanave të reja të krijuara pas Marrëveshjes Serbi-Kosovë
-domosdoshmërinë e freskimit të jetës politike Luginase me prurje të reja”.

“Pas një ri-shikimi të ngadalshëm dhe analitikë të pikave të lart shënuara , u përpunua edhe vlerësimi im se ishte momenti më adekuat për tu larguar nga jeta publike -politike , që do të zyrtarizohet ditëve në vijim për shkaqe protokollare .

Gjithashtu vlerësoi lartë dhe publikishtë falenderoj miqtë ,kolegët dhe gjithë ata që ma besuan votën e tyre për ti udhëhequr gjithë këto vite. Vlerësoi lartë edhe oponencën politike për transparencën dhe vullnetin për bashkëpunim”, thuhet në deklaratën e Mustafës.

“Kujtoj , se ky është vendim i konkretizuar pas një analize të thellë të rrethanave të reja të krijuara pas Marrëveshjes Serbi-Kosovë, vendim i pa-revokueshëm , që do të zyrtarizohet brenda ditëve të ardhshme”, përfundon deklarata e Ragmi Mustafës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.