RCCOLA

Ragmi Mustafa, kundër kërcënimeve të Dacicit dhe të ish UÇPMB-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, tha se interpretimet e tashme të informatave se ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) kërcënon kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, për shkak të monumentit në Preshevë, nuk i kontribuojnë raporteve të mira fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar të mërkurën nga Banjalluka se nëse zyrtarët në Bujanoc dhe në Preshevë nuk e heqin vet përmendoren kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, shteti do ta heq këtë dhunshëm.

“Nëse kjo nuk ndodhë, këtë e bënë shteti. Për këtë është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse është një provokim i hapur me të cilën mëtohet të thuhet se Serbia nuk e kontrollon një pjesë të territorit”, ka thënë ai, transmeton “Beta”.

Ndaj kësaj deklaratave kanë reaguar ish luftëtarët e UÇPMB-së. Shefket Hasani, i njohur me nofkën Komandant Poeti, ka thënë për “Presheva Jonë” se në “rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Dacici do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga Perëndimi”. Ndërkaq, Lulzim Ibishi, i njohur si Komandant Luli, ka thënë se “siç i kemi lënë pushkët, uniformën, shumë lehtë edhe mund t’i marrim ato sërish, nëse Serbia nuk ndryshon kursin e saj politik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Eco Higjiena

“Ju lus të mos krijojmë tensione në këtë temë. Kjo nuk është korrekte në këtë moment. Ky informacion dëmton edhe serbët e edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa për “Tanjug”.

Ai ceku se ka pranuar telefonata nga më shumë se 15 gazetarë nga zyrat e redaksive në Beograd dhe korrespondentët të cilët i ka pyetur: “Kujt i duhet sot lufta në Bujanoc dhe Preshevë”?

“Deklaratat e tilla janë jashtëzakonisht të dëmshme”, shton Mustafa.

Sipas tij, mediat që japin këto informata nuk ua mendojnë të mirën as serbëve e as shqiptarëve, prandaj nuk sjellin asgjë të mirë. /Telegrafi/