ARKATANA

Rafuna për protestën nesër: Nëse s’ka reagim, ajo do radikalizohet – Kurtit i kërkuam kohë por s’dha shpresë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për protestën e nesërme e cila do të mbahet si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.

Rafuna tha se i kanë dhënë mundësi dialogut por edhe institucioneve të vendit, ZRRE-së por edhe ekzekutivit në detyrë që t’ua japin një fazë të tranzicionit.

FIDANISHTJA

Ai u shpreh se kërkesën për fazën e tranzicionit ia bënë edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të cilin e takuan sot, por nga i cili tha se nuk morën shumë shpresë se vendimi do të shtyhet.

“Janë 143 mijë punëtorë të punësuar në këto 1 mijë e 300 biznese. Tani të shohim, nesër do të jetë vetëm hapi i parë, ku është vetëm për ta sjellur në vëmendje që biznesi nuk është i kënaqur me situatën dhe kërkesë të vetme e kemi që të na jepet një fazë e tranzicionit që së bashku ta menaxhojmë dhe ta caktojmë datën apo muajin se kur do të dalim në tregun e lirë”.“Nëse s’ka reagim, nga ana e bizneseve ka kërkesa që të shkohet duke u shtuar apo duke u radikalizuar protesta. Biznesi nuk pajtohet që më 1 qershor të detyrohet që të shkojë në tregun e hapur. Përgatitjet nuk janë bërë, nuk është përgatitur tregu”, tha Rafuna në Rubikon në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.