GRANDEMALL

Rafuna: I humbëm 15 milionë euro

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Më shumë se 15 milionë euro bazuar në të dhënat zyrtare nuk kanë shkuar në buxhetin e Kosovës. Këto të holla i ishin shmangur nga buxheti nga janari i këtij viti në veri të Mitrovicës, shkaku kryesor i kësaj humbje është marrëveshja që ishte nënshkruar në Bruksel, e cila i lironte nga pagesa e doganës dhe akcizës ata që transportonin mallra me peshë deri në 3.5 tonë.

Në një intervistë për gazetën “Zëri”, drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, situatën e vlerëson si të qetë, por thotë se ekipet e doganës në atë pjesë patrullojnë me automjete të blinduara

Zëri: Z. Rafuna po kthehenii nga një takim që është mbajtur në Bruksel. Çka është biseduar atje për çështje doganore?

Rafuna: Të shtunën ka marrë fund ai lirimi që deri më tash është aplikuar për automjetet që bartin mall prej 3.5 tonësh. Në emër të këtij është keqpërdorur shumë.

FIDANISHTJA

Zëri: Kur thoni shumë sa është keqpërdorur?

Rafuna: Ne nuk kemi shifra. Janë zyrtarët e EULEX-it, që i kanë evidencat. Ne kemi kërkuar nga ata të na i përcjellin të dhënat dhe jemi duke i përpunuar ato. Sipas këtyre të dhënave kemi parë se për një muaj humbjet kanë qenë rreth 1.5 milion. Pra, për 10 muaj kemi humbur diku rreth 15 milion euro. Por, ka edhe raste kur kemi iniciuar hetime dhe kemi ngritur aktakuza. Brenda vitit në veri konsumohet diku rreth 3.5 milion euro produkte dhe në ato dy vendkalime deri më tani janë importuar gjatë gjithë vitit diku rreth 18 milion euro mallra për krejt Kosovën

Zëri: Çfarë gjendje po mbretëron ne veri të Mitrovicës?

Rafuna: Në veri gjendja është shumë e mirë, është duke funksionuar çdo gjë perfekt, janë duke ardhur importe, janë duke u zhdoganuar mallra si për veri s’i për pjesën jugore të Mitrovicës, ju ka kthye normaliteti do të thotë siç çdo vendkalim tjetër doganor…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.