Uji Dea

‘’Radio Rinia’’ zë i fuqishëm i rinisë shqiptare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Radio Rinia, medium ky me frekuenca regjionale, me seli në komunën e Gjilanit, ka shënuar të shtunën, 13-vjetorin e themelimit.

Gjatë tërë ditës së sotme, ky medium i themeluar pikërisht me 30 qershor 1999, është duke transmetuar program festiv.

“Radio Stacioni i Pavarur “Radio Rinia” ka mbushur 13 vite që me sukses kryen veprimtarinë e vetë Informative, Edukative, Kulturore dhe Argëtuese, në Komunën e Gjilanit, Kosovë dhe jashtë saj. Që nga ditët e para të fillimit të punës së saj, Radio “Rinia” u bë zë i fuqishëm i rinisë shqiptare dhe zë i popullit shqiptarë. Ajo, gjatë 24 orëve të programeve ditore, i hapi dyert për të gjithë ata qe kishin njohuri në këtë drejtim”, ka thënë themeluesi i saj Adem Limani.

Limani tha se janë munduar që gjatë këtyre 13 viteve për dëgjuesit e saj Radio Rinia të ofrojë programe të larmishme duke startuar fillimisht me 20 orë program, për të kaluar shumë shpejtë në 24 orë, gjerë më sot. Ai tha se frekuenca e parë e emetimit si radio lokale ishte 101.0 FM, ndërsa tani frekuencat e reja si radio regjionale janë 98.4 FM.

Po ashtu ky medium ka kohë që ofron për lexuesit dhe dëgjuesit e saj edhe mundësinë e kyçjes përmes faqes së saj të internetit për tu bërë kështu dritare e informimit, edukimit e argëtimit për dëgjuesit e saj në mbarë botën.

KKVITI

Limani ka thënë se momentalisht gjysma e skemës programore është me program muzikor, një pjesë e saj mbulohet nga programet informative, kontaktuese, pastaj, programet zbavitëse, dhe shoë programe dhe natyrisht pjesë e skemës është edhe pjesa komerciale.

Sipas tij, krahas rolit informative, argëtues, Radio “Rinia” shumë shpejt u bë edhe gurëthemel i shkollës së pare të gazetarisë në Anamoravë, nga se brenda një kohe të shkurtër mblodhi rreth vetes shumë , të rinj, e të reja, talent dhe mjeshtër të mprehtë të penave, bashkëpunëtorë nga të gjitha lëmit e arteve, kulturës, traditës, humorit, me të cilët për çdo ditë e më shumë begatonte programin dhe emisionet e veta.

“Nuk pushonin dot, as emisionet muzikore, argëtuese, humoristike, këshilla mjekësore, pedagogjike, tryeza, debate… Me një fjalë, ky medium shumë shpejtë u bë strumbullar dhe arenë e gjithëmbarshme popullore. Ishte dita e Mërkurë, e datës 30 Qershor të vitit 1999, dita kur u be hapja e “Radio Rinisë”. ka thënë Limani.

Sipas tij, e veçanta e këtij mediumi, si medium i parë informativ në gjuhën shqipe, në Kosovën e lirë demokratike, është fakti që madhëron edhe më shumë këtë medium, nga se u pagëzua me një emërtim të pastër të gjuhës shqipe “Radio Rinia”, që është një simbolikë se ky medium në rend të parë i dedikohet rinisë shqiptare, nga se dihet mirëfilli se bota dhe e ardhmja jonë i takon gjithmonë rinisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: