Uji Dea

‘Radikalët islamikë i kontrollon shërbimi serb’

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Aksioni i fundit policor ‘Monstrum’ i ngjason skenarëve që i bënte Slobodan Milosevici ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë. Kështu i ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Në një intervistë për RTV 21 në Kosovë, Thaçi reagoi ashpër ndaj mënyrës së keqtrajtimit të femrave shqiptare nga ana e policisë maqedonase si dhe heshtjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit për t’i mbrojtur ish luftëtarët e UÇK-së.

“Të gjithë ata që u maltretuan, më vjen shumë keq, por më duhet ta them të vërtetën, bukfalisht të gjithë ishin pjesëmarrës në konfliktit 2001, po doni me një fjalor të drejtpërdrejtë, ishin njerëzit e Ali Ahmetit, po ky s’pati guximin ta hapte gojën për pamje që nuk mund t’i shihni as në Mozambik”, tha Thaçi, raporton Alsat M.

Lideri i PDSH-së tha se efektin kryesor që deshën ta arrijnë maqedonasit nëpërmjet këtij aksioni ishte që t’i etiketojnë shqiptarët në Maqedoni se janë islamikë radikal, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë.

“Kur këta marrin me aq lehtësi kualifikojnë se këto vrasjet e fundit ishin një akt i radikalëve islamikë, unë me plot përgjegjësi them se radikalët islamikë në Ballkan i kontrollon shërbimi sekret serb”.

UBT

Thaçi tha se Qeveria nëpërmjet këtij aksioni tentoi që të mashtrojë NATO-n që në Çikago ta pranojë Maqedoninë si anëtare të saj. “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria filluan të bëjnë konstruksione politike. Të gjithë ata që nëpërkëmbeshin dhe arrestoheshin ishin shqiptar ndërsa kualifikimi publik ishte se këta janë radikal islamikë.

Aq mendje e ulët, aq veprim suficit vetëvrasës politik që bën Qeveria e Maqedonisë unë nuk mund ta marr me mend.

Këta besoni se janë bërë aq mendjemëdhenj, mendojnë se me kësi konstruksione të ndryshme të fëlliqura politike do ta frikojnë NATO-n, që më pas NATO-ja t’i pranojë këta në organizmin e vet më 20 maj, e kjo nuk do të ndodh”.

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni tha gjithashtu se sjellja e këtillë e Qeverisë së Nikola Gruevskit ndaj shqiptarëve është edhe për shkak të mungesës së politikës aktive nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës në drejtim të shqiptarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.