RCCOLA

Radhën e ka “Zajednica”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Fatin e Demarkacionit mund ta ketë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Analistët nuk shohin stabilitet, nëse nuk do të ketë konsensus politik për çështjet e ndjeshme, të cilat prekin interesat e shtetit dhe të qytetarëve

Dështimi i djeshëm i ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës po cilësohet nga ekspertët dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, si një sukses i madh në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës, për të cilin veprim meritat kryesore i shkojnë këmbënguljes njëvjeçare dhe kundërshtimit opozitar, por pa nënç- muar edhe rolin konstruktiv ndërmjet vetë deputetëve jo të paktë të pozitës dhe grupit të deputetëve të pavarur, që në momentin më kritik ditën të rreshtohen në mbrojtje të interesit nacional.

Sidoqoftë pas tërheqjes së Demarkacionit nga procedura parlamentare nga ana e Qeverisë, një sfidë tjetër për këtë përbërje të Qeverisë mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin sipas ekspertëve duhet vepruar me maturi dhe me shumë kujdes.

Mobi Casa

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, AdlumRamadani, tha për “Kosova Sot” se procesi i shtet ndërtimit pa dyshim se nuk do përfundojë vetëm me sfidën e Demarkacionit apo përcaktimit të vijës kufijve me vendet fqinjë, ngase përcaktimi i vijës është domosdoshmëri për shtetin e Kosovës në nivel ndërkombëtar, por edhe në atë rajonal pasi që pikërisht këto përkufizime gjeografike do ta përfaqësojnë Kosovën në institucionet ndërkombëtare, por njëkohësisht zgjedhin çështjet territoriale mes shteteve fqinje. Sipas tij, pala serbe ka intensifikuar lëvizjet në pjesën veriore të Kosovës, ku përmes ndikimit të shtrirë atje nga Beogradi zyrtar po përcjell agjenda politike, të cilat në javët në vijim do krijojnë kushte për jetësimin e Asociacionit të komunave serbe.

përpara Ramadani thotë se politika shtetërore është e atillë që përmes konsensusit të krijojë kushte të favorshme të dyanshme për zgjidhje të çështjeve të ndjeshme që mund të rrezikojnë stabilitetin e brendshëm të shtetit, ndërkaq me rastin e Asociacionit do të ofrohet zgjidhja që i njëjti me rastin e jetësimit do i hap dyert palës kosovare me urën e Ibrit, por edhe me forcat e armatosura. “Pa dyshim se këto lëvizje politike do të përcillen me zëra të ashpër qoftë nga krerët opozitarë, qytetarët dhe vetë shoqëria civile, pasi që Asociacioni si i tillë do të pavarësohen komunat serbe, të cilat qëndrojnë nën petkun e Serbisë dhe kjo pa dyshim se nuk qëndron në favor të Kosovës. Veprimet e fundit të aktorëve politikë në të vërtetë kanë krijuar një smog politik, pasojat e të cilave do ndikojnë në zgjatjen e procedurave shtetndërtuese, pastaj të anëtarësimeve në mekanizma ndërkombëtarë dhe në njohjet e reja për të cilat edhe siç jemi në dijeni kanë stagnuar tash e dy vite prej që shteti i Kosovës filloi të ballafaqohet me kriza të brendshme politike dhe institucionale”, tha Ramadani për “Kosova Sot”.

Ai tha se me imponime nuk mund të vihet në asnjë rezultat pozitiv. Edhe për njohësin tjetër të kësaj fushe Albinot Malokun, sfida kryesore të Kosovës që po marrin ende vëmendjen e opinionit publik po vazhdojnë të jenë shënjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit e Zi, si dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në vendin tonë. “Pasi nuk patëm kalim të marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në Kuvendin e Kosovës, po e njëjta do të bëhet pengesë për kalim në tema tjera. Konform kësaj, mendoj që pa përmbylljen e kësaj teme nuk mundet që Kosova ta miratojë marrëveshjen për Asociacionin”, tha ai për “Kosova Sot”./