GRANDEMALL

Radha e Prokurorisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Procesi i hetimeve në Rastin e Dino Asanajt është në fazën përfundimtare. Prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, pohon se shumë shpejt do ta thotë fjalën e tij. Në dispozicion ai ka edhe të gjeturat e hetuesve të FBI’së. Brenda shtatorit, merret vesh nëse do të ngritet ndonjë aktakuzë për vdekjen misterioze të Shefit të AKP’së.

Gjithçka po shkon drejt fundit.

Hetimet në lidhje me vdekjen misterioze të Dino Asanajt janë gati para përmbylljes.

Ka mbetur vetëm edhe një çështje fare e vogël, ndoshta krejt teknike, që më në fund, diçka të dihet në lidhje me këtë rast.

E nëse në lidhje me vdekjen e Asanajt, për të cilën dyshohet se ishte vetëvrasje, do të ketë ose jo aktakuzë, kjo pritet të mësohet shumë shpejt.

FIDANISHTJA

Procesi i hetimeve në lidhje me çështjen e cila cilësohet si më e rënda në vitet e fundit, për shkak të pozitës si Drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që i ndjeri kishte në momentin e vdekjes, tashmë është në fazën përfundimtare.

Hetuesit amerikanë të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë.

Ata duket se e kanë kryer punën e tyre.

Pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, ata janë larguar drejt SHBA’së.

Por prapa vetes, të njëjtit u kanë dorëzuar institucioneve vendore të hetuesisë, të dhënat e mbledhura për të cilat edhe kishin ardhur.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.