UBT

Radha e kaosit klimatik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë së Britanisë së Madhe, sir John Beddington, paralajmëron se dekadat e ardhshme do të karakterizohen me ndryshime turbulente të motit, dhe se për shkak të ndryshimeve klimatike do të ketë probleme të mëdha me ushqim, ujë, dhe me sigurimin e energjisë.

Në paralajmërimin e tij të fundit – dhe tejet dramatik – në kuadër të përgatitjeve për dhënien e dorëheqjes, profesori Beddingto pohon se, ndryshimet klimatike po ndodhin qysh tani, në formë të ndryshimeve enorme dhe të përnjëhershme të motit.

Beddington thekson se inercioni kohor i sistemit të klimës do të thotë se, gazrat e efektit serë – të cilat janë grumbulluar në atmosferë – edhe gjatë 25 viteve të ardhshme do ta përcaktojnë motin me të cilin do të përballet bota.

UBT

Ky shkencëtar me renome thotë se, në analizën e ndryshimeve klimatike ka pasur disa “pasaktësi” të caktuara, megjithëse ekzistojnë dëshmi të qarta që tregojnë se gjithçka po zhvillohet ashtu siç edhe paralajmërohet në modelin e klimës.

Sipas fjalëve të tij, Arktiku po ngrohet shumë më shpejtë sesa pjesët e tjera të botës, gjë që vetëm sa po konfirmon parashikimet e shkencëtarëve.

Vërejtjet e veta, Beddington i bëri publike në kohën kur Britania e Madhe u përball me marsin më të ftohtë në 50 vitet e fundit.(express)