Fundamenti

Ra ky futboll e u pamë!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqirit i ka rastisur të takojë një mik të vjetër në një ndeshje futbolli. Ylli i Bayernit u takua me Arben Balajt, ish-kolegun e tij të punës në një dyqan për shitjen e veshmbathjeve.

Balaj ishte njëri nga futbollistët e skuadrës ‘Paulaner Dream Team’ që luajti kundër bavarezëve në ndeshjen miqësore të zhvilluar fundjavën e kaluar.

Fundamenti

Para ndeshjes, Xherdani dhe Arbeni kujtuan kohërat e vjetra, para se të vazhdonin me rrokullisjen e topit. Shaqiri shënoi tre gola në këtë ndeshje, për dallim nga Arbeni që nuk e bëri asnjë.