Hidromorava

Qytetit të Gjilanit i mungojnë shenjat e komunikacionit dhe vijëzimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Skender Berisha – Është shqetësuese gjendja me shenja dhe vijëzim me rrugët e komunës e Gjilanit. Vërehet qartë se që në hyrje të qytetit kemi mungesa të shenjave dhe vijave të bardha, që janë të domosdoshme për një komunikacion të rregullt.

Gjithashtu nuk është e vështirë të konkludosh se në Gjilan ka mungesë edhe të parkingjeve, dhe kaosi për ditë e më shumë i shtohet qytetit. Mirëmbajtja e rrugëve dhe pastrimi i tyre lë për të dëshiruar! Pa lënë anash edhe mundësitë e vogla në aspektit buxhetor të Komunës së Gjilanit, por edhe prioritetet e saj, ky problem kaherë ka qenë prezent në mjediset tona dhe rrugët e qytetit.

Përballja me sfidat e komunikacionit për një vozitës është aktuale. Atyre nuk u ofrohen kushtet më elementare për një vozitje të sigurtë. Aksidentet e shpeshta ndodhin edhe për shkakun e mungesës së kushteve të rregullta të rrugëve dhe mungesës së shenjave dhe vijave. Komuna e Gjilanit duhet të marrin masa ndaj problematikës që ndjek vazhdimisht vozitësit e rrugëve të qytetit dhe fshatrave.

Eco Higjiena

Asnjëherë nuk ka qenë më e nevojshme se sa tani një adresim i këtij problemi, ngase numri i veturave dhe vozitësve shtohet përditë e më shumë. Nuk duhet që kjo problematikë të neglizhohet dhe të jetë vetëm se një shtojcë e raporteve të cilat mbesin në sirtarët e drejtorive, por kjo çështje të merret shumë seriozisht në aspektit institucional.

Qyteti duhet të ketë vijëzim në rrugët e saj! Qyteti duket të ketë shenjat e komunikacionit në çdo cep të saj! Qyteti duhet të ketë semaforë edhe në vende të tjera!