United Hospital

Qytetin e Gjilanit e zënë ethet e futbollit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nëpër rrugët e Gjilanit tash e dy ditë bie në sy kryesisht ngjyrat e dy skuadrave ‘bardh e kaltër’ të Dritës dhe ‘kuq e bardhë’ të Gjilanit.

Ky derbi ka quar peshë qytetarët e Anamoravës e atij Kosovar, e më shumë tifozët “Intelektualët” e Dritës dhe “Skifterave” të Gjilanit.

Sihariqin që e dhuroi FFK -së me tërheqjen e shortit, që në xhiron e parë të takohen dy rivalët futbollistik Gjilani e Drita ka bërë jehonë të madhe, që tifozerit e këtyre dy klubeve ta bëjnë më të mirën për skuadrat e zemrës së tyre.

Që atmosfera të jetë sa më impozante një gjë të tillë e garantojnë edhe dy prisit e këtyre tifo klubeve Astrit Shala “Striqka” i “Intelektualëve” dhe Islam Selimi “Cami” i ‘Skifterave’.

Për këta dy tifozë dhe prijës të grupeve të tyre, për asnjë moment nuk ka pasur pushim, ata gjithmonë janë aktiv, që sa më mirë të paraqiten për derbin e madh ku sipas tyre është festë e futbollit Kosovar.

Këta prijës të “Intelektualëve” dhe “Skifterave” premtojnë se do të jenë shembull, se si duhet anuar në mënyrë sportive, dhe të japin mësim skuadrave tjera, se si duhet anuar dhe organizuar një derbi kaq të madh futbollistik, duke dëshmuar kulturë të lartë sportive.

Si nikoqir i këtij derbi do të jetë skuadra e Dritës ndërsa kryetari i “Intelektualëve” Astrit Shala shprehet.

Fundamenti

“Ky derbi futbollistik na ka munguar tani e një kohë të gjatë , futbolli i Kosovës pa këtë derbi ka qenë si njeriu pa sy, na e japim hijeshin e futbollit dhe kështu do të jetë gjithmonë, do të dhurojmë spektakël për këtë jam i bindur se vetëm qyteti i Gjilanit dinë dhe mundet të organizoj këso spektakle futbollistike”.

Në anën tjetër prisi i “Skifterave” të Gjilanit Islam Selimi i cili njihet si “Cami” lidhur me derbin thekson se ky derbi ka ngjallur jetën e qytetarëve të Gjilanit, kjo ndeshje i jep hijeshi futbollit dhe Superligës së Kosovës në futboll, secili në mënyrën e tij kërkon të jap kontributin për këtë derbi, ashtu do të jetë gjithmonë, këtë derbi do ta ruajmë si sytë e ballit me këtë derbi futbolli i Kosovës identifikohet edhe në arenën ndërkombëtare”.

Këta tifozë të dashuruar pas futbollit, asnjëherë nuk u mbetet merak për derbit evropian e botëror siç janë Milan -Inter, Roma-Lazio, Celtic – Glasgoë Rangers , Galatasaray-Fenerbahce e Boca Juniors – River Plate ata të dy deklarohen se zemra e tyre i rrehë për klubet e tyre të zemrës të Dritës e Gjilanit.

“Ne kemi një derbi që askush nuk e ka e gjithë kjo ka lindur nga dashuria për futbollin, për 24 orë gjithçka ndalet së pushuari aty ka vetëm komente, gëzime dhe dëfrime gjerë në orët e mëngjesit ku njerëzit festojnë kur vjen koha e ndeshjes shkallët e stadiumit i presin “heronjët” e tyre aty shpërthejnë emocionet ndërsa edhe zemra nganjëher ndalet së punuari nga ethet e derbit dhe atmosfera që krijohet”, thotë prijësi i “Skifterave” ‘Cami’.

Kryetari i ‘Intelektualëve’ Shala me krenari e gëzim shprehet: “Shkallët e stadiumit shndërrohen në lot e gëzime, aty ka vetëm një emër e ky është emri i klubit për të cilin anon. Jam shumë krenar për këtë derbi, na kanë lakmi e tërë Kosova, gjerë më tani nuk ka ndodhur asnjëherë as më i vogli ekses, ne jemi shokë në jetën e përditshme, gjatë 90 minutave të ndeshjes ne i harrojmë edhe familjen edhe shokët e vëllezërit, në stadium jemi armiqtë më të mëdhenj, mos harroni se ne për këto punë i kemi prishur edhe martesat e leje shoqërinë kështu e ka tifozlloku sot qeshësh e nesër qan kjo është e mira e futbollit”.

Një gjë është shumë e sigurt, se tifozët e dy skuadrave, kanë përgatitur befasira të ndryshme gjatë 90 minutave të takimit të këtij derbi, për këtë derbi të madh kanë harxhuar nga 3000 euro për mjetet piroteknike.

Se cila skuadër do të jetë fituese në këtë derbi, të dy akterët besojnë tek “heronjtë” e tyre të zemrës./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.