Qyteti i Gjilanit ndahet në “Bardh e kuq” e “Bardh e kaltër”
Gjilan – Edhe pse kanë mbetur edhe tri ditë, gjerë në fillim e derbit të madh në mes Dritës e Gjilanit, tifozët e këtyre dy skuadrave kanë paralajmëruar festa të ndryshme, për shumë dashamirë të futbollit anembanë Kosovës.
Tifozët e Dritës “Intelektualët” dhe ata të Gjilanit “Skifterat” kanë stolisë shtëpitë e tyre me flamuj, e transparenta të ndryshëm të skuadrave të tyre, për ta bërë edhe ma madhështore këtë derbi të futbollit Kosovar.
”Intelektualët” dhe “Skifterat” kanë paralajmëruar se do të jetë një spektakël i rrallë i futbollit, që do të mbahet në mend për një kohë të gjatë.
Ky derbi i madh Kosovar do të zhvillohet të dielën duke filluar në ora 16:00.
Sipas zyrtarëve të dyjave skuadrave pritet një numër rekord i shikuesve./sylejman ismajli/rajonipress/


