KKVITI

Qytetarja kritikon Kadri Rahimajn për pagat e punëtorëve: “Mos ua hani djersën atyre që mbajnë pastër Kamenicën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Një koment i bërë nga qytetarja Alena Gashi në një status të kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nxitur reagime në rrjetet sociale, pasi ajo kritikoi trajtimin financiar të punëtorëve të ndërmarrjes publike “Dardania”, të cilët sipas saj po bëjnë një punë të madhe në mirëmbajtjen e qytetit, por pa u vlerësuar siç duhet.

Reagimi i saj erdhi pasi kryetari Rahimaj publikoi një status lavdërues për angazhimin e përditshëm të punëtorëve të ndërmarrjes publike në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Kamenicë.

Megjithatë, qytetarja Alena Gashi ngriti shqetësimin për pagat dhe kushtet e tyre të punës, duke kërkuar më shumë dinjitet dhe mbështetje për këtë kategori punëtorësh.

HW

“Punëtorët janë duke e mirëmbajtur shumë Kamenicën, por ju si kryetar nuk jeni duke u dalë hakut. Pagat nuk janë sa duhet për punën që bëjnë. Ata kanë familje e fëmijë dhe meritojnë paga më të dinjitetshme,” ka shkruar ajo ndër të tjera.

Ajo gjithashtu theksoi se punëtorët shpesh angazhohen edhe në terrene të tjera dhe përballen me ngarkesa të mëdha fizike, ndërsa kërkoi që pagat e tyre të jenë mbi 500 euro, duke apeluar për më shumë përgjegjësi institucionale dhe njerëzore ndaj tyre.

Komentet e tilla pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve lidhur me trajtimin e punëtorëve të sektorit publik lokal, të cilët konsiderohen si ndër shtyllat kryesore të funksionimit dhe mirëmbajtjes së qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.