ARKATANA

Qytetarët vitias të shqetësuar rreth kyçjes në autostradën Prishtinë – Shkup

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Anëtarët e këtij komiteti kanë parashtruar disa propozime për mbledhjen e ardhshme, ku njëra prej tyre ishte edhe çështja e kyçjes në autostradën Shkup-Prishtinë e cila u paraqit si shqetësim i qytetarëve të komunës së Vitisë.

Është mbajtur mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë e Financa, ku janë shqyrtuar disa pika me rëndësi, të cilat edhe janë proceduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.

Fillimisht anëtarët e këtij komiteti kanë parashtruar disa propozime për mbledhjen e ardhshme, ku njëra prej tyre ishte edhe çështja e kyçjes në autostradën Shkup-Prishtinë e cila u paraqit si shqetësim i qytetarëve të komunës së Vitisë.

Eco Higjiena

Kjo u vendosë të jetë si informatë nga ana e ekspertëve për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit. Ndër pikat që ishin paraparë në këtë mbledhje, ishin pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar – shtator 2016, të cilat i prezantoi drejtori për Financa dhe Ekonomi Ibrahim Rama.

Ai ka njoftuar se buxheti është shpenzuar mirë krahas planifikimit duke përmendur se shkalla e realizimit është 91.34 %. Ndërkohë ka përmendur rritjen e shkallës së inkasimit të tatimit në pronë, si dhe ka bërë të ditur pasqyrat financiare sipas kategorive ekonomike.

Në këtë mbledhje u procedua për mbledhjen e ardhshme edhe propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të propozim planit për mirëmbajtjen dhe planin investiv të hapësirave të hapura publike në komunën e Vitisë, si dhe propozim vendimi për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm parcelat në zonën kadastrale në fshatin Sllatinë, të cilat parcela gjenden nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Mbledhja e dhjetë e Kuvendit Komunal të Vitisë, u vendosë të mbahet të hënën e ardhshme me 31 tetor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.