RCCOLA

Qytetarët vitias të shqetësuar për dukuritë negative në këtë komunë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Policia për komunitete, dhe EVSB, kanë mbajtur takimin e përbashkët, ku u diskutuan tema të shumta rreth identifikimit të disa problemeve, dhe shqetësimin e qytetarëve në lidhje me dukurit negative. Në shumë fshatra të Komunës së Vitisë, qytetarët kanë paraqitur rastet, dhe ndjehen të shqetësuar nga vozitjet e shpejta dhe të rrezikshme, ata kërkojnë nga Policia e Kosovës(PK), që të marrin masa paraprake pa ndodhur ndonjë aksident, dhe pa u rrezikuar jeta e atyre banorëve që jetojnë në këto fshatra.

Në takim u ngritën shqetësime rreth:
▪Ndezjeve të zjarreve(zjarrvënjeve).
▪Të shtëna me armë zjarri në dasma.
▪Lypsarët në Komunën e Vitisë.
▪Gjendja e pishinave në Komunën e Vitisë.
▪Mos respektimi i shenjave në trafik(n’gasjet e automjeteve, rrezik për qytetarët etj).

Uji Dea

EVSB dhe PK, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile.
EVSB, dhe PK, u bëjnë thirrje qytetarëve Vitias, që gjatë sezonit verorë të kenë kujdes të shtuar, mos të ndezin zjarre, sepse zjarret përpos që ndotin ambientin, ato po shkaktojnë dhe dëme t’jera.
▪Gjat ahengjeve, apo dasmave, mos të ketë të shtëna me armë zjarri.
Por të festohet me zemër e jo me armë!
▪Lypsarëve mos tu ipen para, sepse sa vjen e shtohet numri i tyre, ata nuk janë Shtetas të Republikës së Kosovës, dhe ndihma e juaj mundë të keqpërdoret!
▪Pishinat të jenë të kompletuara me stafin e nevojshëm, pushuesit të ndjehen të sigurt në aspektin e sigurisë!
▪Rrespektoni shenjat e trafikut ,vozit me kujdes!
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë; Imri Emërllahu.