FIDANISHTJA

Qytetarët vitias kërkojnë të dinë a është Debëlldeu në Kosovë?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gabim me qëllim apo jo profesionalizëm i Murat Mehës gjatë demarkimit të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë (Debelldeu). Bashkim Hasani qytetar vitias u ka shkruar të gjitha institucioneve relevante ku sipas tij me rastin e demarkimit të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, Kosova ka humbur 250 deri 300 hektar tokë.

Letra e plotë e qytetarit Bashkim Hasani
Të nderuar
Prokurori e shtetit
President i shtetit Hashim Thaqi
Kryeministër Isa Mustafa
Qeveri e Republikës së Kosovës
Deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës,
Profesor Murat Meha, nënkryetar i delegacionit të Kosovës në Komisionin e Përbashkët Teknik
Qytetarë të komunës së Vitisë.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, të paktën nga ju kam pritur që pa humbur kohë të kishe dalë me ndonjë deklaratë publike ose ndonjë kërkesë për sqarim publik rreth konfirmimit të komisionit të ekspertëve për matjen e sipërfaqes së territorit të Republikës së Kosovës, të bërë me datë 21.02.2017 para shefit të Qeverisë së Kosovës për humbjen e 250 deri 300 ha (dyqind e pesëdhjetë deri treqind hektarë tokë të shtetit) me rastin e demarkimit të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.

ARKATANA

Prandaj kam dy pyetje për ju të lartcekur:
1. A është Debelldeu në Kosovë a jo?
2. Kur do të përgjigjen para qytetarëve të Republikës së Kosovës, përgjegjësit e komisionit të atëhershëm për gabimin e bërë dhe faljen e territorit të shtetit tim një shteti fqinj?

Për këto dy pyetje besoj që kam të drejtë të kërkoj përgjigje ngase keni tjetërsuar territor të komunës sime për të cilin ky popull është sakrifikuar aq shumë.
Zëdhënësi i Komisionit Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, Tomor Qela, ka thënë se Kosova ka humbur territor në demarkimin e kufijve me Maqedoninë në vitin 2007.
“Komisioni i cili ka dalë me rezultate për matjen e sipërfaqes së territorit të Republikës së Kosovës, Tomorr Qela gjatë elaborimit të punës së këtij komisioni shtetëror deklaron se matjet janë kryer nga grupi i ekspertëve, dhe, hajde po besojmë, që ky komision e paska krye punën me nder dhe profesionalizëm, ku gjatë elaborimit para kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës, z. Qela deklaron që gjatë matjes së sipërfaqes së territorit të Kosovës, në demarkimin e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Maqedonisë paska një gabim, ku si përfituese del shteti i Maqedonisë duke përvetësuar 250 deri 300 hektarë tokë të komunës sime. Prandaj kujt dreqin me i besua apo pyetjet që i bëra më lart edhe nuk jam i interesuar me dal ndokush nga ju të lartëcekurit me ndonjë deklaratë verbale por, shumë jam i interesuar atë ekspert apo grup ekspertësh në krye me prof. Murat Meha, i cili në këtë proces ishte nënkryetar i delegacionit të Kosovës në Komisionin e Përbashkët Teknik, që kanë guxuar me kaq lehtësi të “na e hedhin “dhe të grabisin tokën time. Jam shumë i interesuar që të njëjtit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të sqarohen për punën e bërë në atë kohë.

Sidomos ju Prokurori e Shtetit s’e di nëse kërkoni ndonjë dëshmi më të saktë e më profesionale për të ndërmarrë masat e menjëhershme të gjithë kësaj ekspertize nga ky komision shtetëror me kaq shumë kredibilitet e që si rezultat të kësaj pune që na paskan kryer me kaq nder dhe respektim të moralit profesional, dhe, besoj edhe ta kërkoni llogarinë para drejtësisë së Shtetit ka shkruar Bashkim Hasani qytetar nga Komuna e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.