Mobi Casa

Qytetarët t’i thonë stop skenarit të Thaçit për masakrimin territorial të Kosovës

/ 20 minuta lexim
Mobi Casa

Duhet përfundimisht të qartësohet në Kuvend detyra e presidentit dhe parandalohen aventurat e tij të rrezikshme për shtetin tonë, si dhe roli i Kuvendit në këtë proces.

Ose vetë qytetarët duhet t’i japin fund këtij regjimi të instaluar kriminalisht, duke goditur pikërisht kokën e tij, Hashim Thaçin, që po ua shton vuajtjet kosovarëve të varfëruar çdo ditë e më shumë dhe rrezikon të ardhmen e tyre, duke marrë të gatshme edhe fjalimet nga Beogradi, përmes koordinatorit të lidhjeve kriminale, Baton Haxhiu, dhe transmetuar si papagall ato ambasadorëve të huaj dhe publikut shqiptar, për ‘të mirat’ e ndarjes së Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”, theksoi analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe qytetarët po vazhdojnë të kundërshtojnë me ngulm projektin ThaçiVuçiq për korrigjimin e kufijve në mes të dy vendeve, respektivisht shkëmbimin e territoreve, si akt i përmbylljes së një marrëveshje historike të pajtimit në mes të të dyja vendeve. Ata kërkojnë tani që opozita, shoqëria civile, dhe të gjithë qytetarët të bëhen bashkë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit nga posti i tij, ngase sipas tyre ai është duke i shkaktuar dëme të pariparueshme vendit jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, me nismën e tij aventureske. Efektet negative të kësaj aventure mund të jenë të paparashikueshme brenda dhe jashtë vendit, pasi sipas bindjeve të njohësve të rrethanave politike e diplomatike me këtë veprim Hashim Thaçi po e vë në pikëpyetje integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës, ndërsa këmbëngulja për të arritur marrëveshje me Vuçiqin, duke bërë pazare territoriale, është një marrëzi e rrallë dhe e paparë në historinë e shqiptarëve.

Shkodra: Hashim Thaçi dhe Edi Rama po i bëjnë shërbim Serbisë dhe Rusisë
Sipas prof. Muhamet Kelmendit, në aspektin e sovranitetit dhe të integritetit territorial është e përcaktuar me Kushtetutë si e pacenueshme, e patjetërsueshme dhe e pandashme tërësia e shtetit dhe ajo duhet të mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë, prandaj sipas tij tani janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për shkarkimin dhe vendosjen e presidentit Thaçi edhe para përgjegjësisë ligjore.”Ky është neni 1 i Kushtetutës. Çdokush që vepron kundër këtij sanksionimi kushtetues është e përcaktuar edhe masa e përgjegjësisë penale. Në nenet 123,124 dhe 125 të KP parashihet dënimi deri me burg të përjetshëm për të gjithë ata që nënshkruajnë kapitullimin ose nënshtrimin e ndonjë pjese të territorit të shtetit. Baza e tillë juridike ka kohë që ekziston. Shihe marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, marrëveshjet e gjertanishme me shtetin serb, sidomos ajo e asociacionit, e formimit te Listës serbe, të organizimit territorial etj. Kudo me këto ka elemente të përgjegjësisë penale të z. Thaçi, të z. Mustafës dhe të politikanëve aktualë, por kjo nuk po respektohet”, theksoi profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. Analisti Shefik Shkodra thotë se ndihet i befasuar se si mund të goditet marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kosovës në një mënyrë, sot në këtë shekull, kur nuk ka mundur në asnjë kohë të ndodhë ndonjë projekt i tillë. “I befasuar do të jetë ndoshta shqiptari i sotshëm që Kosova të thuhet se ruan integritetin territorial, kur ky territor është prekur që sa kohë, me një pjesë të kufirit me Maqedoninë, me pjesën tjetër të M. të Zi dhe tash një ndryshim i paarsyeshëm me Serbinë. Tash po quhet ‘Marrëveshje historike ‘ në mes Kosovës dhe Serbisë. E pabesueshme! Këtë projekt, po dihet se nuk e kanë bërë shqiptarët, por shqiptarët, si duket duan ta aprovojnë. Dy emra që po përmenden, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, me përcjellësit e tyre duan që ta ‘kurorëzojnë’ këtë ‘shekull të shqiptarëve’. Këta duhet ta dinë mirë se kjo është një shërbim i Serbisë dhe Rusisë… Ne nuk e kemi ditur se këtë punë e kishin kryer edhe gjeneratat para Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe ndihmësve të tjerë”, është shprehur ai.

BADALLAJ: E GJITHË KJO E KEQE ËSHTË GATUAR HERËT NË KUZHINAT E BEOGRADIT
Analisti politik Reshat Badallaj çelësin e shpëtimit të vendit nga ky projekt i copëtimit e sheh vetëm me daljen masive të qytetarëve në protesta dhe detyrimin e shkarkimit- dorëheqjes së Hashim Thaçit, pa kushte. “Hashim Thaçi me hapa të shpejtë dhe me dredhi është duke e çuar Kosovën në rrugën pakrye dhe me dëme shumë të mëdha katastrofale. E gjithë kjo e keqe është gatuar herët në kuzhinat e Beogradit dhe e di se do të shkojë në të mirë të Serbisë fashiste dhe në dëm të madh të Kosovës, vetëm shikoni se edhe populli serbian e ka kuptuar këtë dhe hesht, përndryshe po të hetojë se Serbia nuk do fitonte gjë Beogradi do kallej flakë. Por lojërat e pista të Hashim Thaçit, me bandën e tij dhe miqtë e ngushtë antishqiptarë, si Edvini i Kristaq Ramës, krushku i tij, Aleksandër Vuqiqi, dhe spiuni i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, këto dallavere dhe këto pazare nuk i kanë që nga dje, këto i kanë gatuar më herët. Jam i detyruar të ripërsëris se kjo tradhti dhe ky pazar në dëm të Kosovës nuk pritet të ndalet nga qeveria kuislinge dhe kuvendi rrugaçësh e vagabondësh. Këtë tradhti mund ta ndalë jashtë institucioneve dalja e populli në protesta gjithë popullore deri në theqafjen e këtij grupi banditësh, vagabondësh e tradhtarësh. Hashimi i Brojes, këta vagabond që i përmenda më lart i ka nën sqetull dhe luan me ta si macja me miun. Këta janë shpirtshitur, ndaj ky matrapaz dhe dilenxhi është i lindur për dredhi dhe tradhti dhe këta rrugaçë e hajna i drejton kah të dojë ai vetë, por duke mos harruar sipas urdhrave të Vuçiqit dhe ai nga atje e dirigjon edhe “ZAJEDNICËN” që kur do hyn dhe kur do dalin, gjithmonë sipas interesave që çojnë ujë në mullirin e Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Tani nuk kemi rrugë tjetër për ta shpëtuar Kosovën, përpos dalja në rrugë dhe me ia zënë derën matrapazit dhe komplet tradhtarëve të kombit që po ia kalojnë edhe Esat Pashës e Ahmet Zogollit”, theksoi analisti Reshat Badallajt për gazetën “Kosova Sot”

ALIU: HASHIM THAÇI, I NDIHMUAR NGA EDI RAMA, PO E BËN ATË QË PASHIQI NUK MUND TA BËNTE NË 1912-1913
Edhe sipas analistit Bislim Aliu është momenti i fundit që opozita, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët, duhet patjetër të bëhen bashkë, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Thaçi nga posti i tij.”Ai vazhdimisht është duke i shkaktuar dëme të pariparueshme vendit, jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, me nismën e tij aventureske për kufijtë e Republikës. Dhe, kjo sigurisht, do të ketë efekte negative brenda dhe jashtë vendit, hapja e debatit për kufijtë e Kosovës. Dhe tani, Thaçi me këtë veprim, e ka vënë në pikëpyetje integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës, ndërsa këmbëngulja për të arritur marrëveshje me Vuçiqin, duke bërë pazare territoriale, është një marrëzi e rrallë dhe e paparë në historinë e shqiptarëve! Me këtë, ai po kurdis plane djallëzore në kurriz të popullit dhe territorit shtetëror, në shkelje të Kushtetutës, vetëm e vetëm, për ta ruajtur karrigen e pushtetit si të ishte mbret! Ndaj, për ta ndalur Thaçin, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i skenarit të tij, por duhet kërkuar pa kompromis dorëheqja ose shkarkimi i tij, nga posti që e mori në tymin e flakëve, gazit lotsjellës dhe kordonëve të policisë. Qytetarët duhet që patjetër t’i japin fund këtij regjimi të instaluar e kriminal, duke goditur pikërisht kokën kryesore të tij, që vazhdimisht po na shton vuajtjet neve kosovarëve të varfëruar çdo ditë e më shumë. Hashim Thaçi vazhdimisht po i përsërit në takime me ambasadorët të njëjtat deklarata të homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, se “është koha për marrëveshjen e madhe e historike mes dy shteteve” dhe se “nuk mund të kthehemi prapa”… por edhe atë “as ne dhe as Serbia nuk kemi kohë për të humbur”. Për këtë, Hashim Thaçi, i ndihmuar nga Edi Rama, po e bën atë që Pashiqi nuk mund ta bënte në 1912-1913, pra krijimin e kushteve të daljes së Serbisë në Adriatik!!! Kjo po tentohet të bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, në të cilën thuhet shprehimisht: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbi të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë kushtetutë dhe me ligj”, theksoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

UBT

QARRI: HASHIM THAÇI PO I MERR TË GATSHME EDHE FJALIMET NGA BEOGRADI, PËRMES KOORDINATORIT TË LIDHJEVE KRIMINALE, BATON HAXHIUT
Analisti politik Gani Qarri theksoi për “Kosova Sot” se dilema diletanteske që ditëve të fundit ka hapur Hashim Thaçi, me aktet e tij aventureske, për të ardhmen e shtetit tonë të brishtë, Kosovës i ka shkaktuar dëme të pariparueshme jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, por edhe në atë ligjor e kushtetues, dhe do të ketë efekte aq negative sa të vërë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, por dhe të krijojë një situatë që përfundimisht mund të çojë në copëtimin e vendit tonë. “Hashim Thaçi me vetë hapjen e debatit për kufijtë e Kosovës dhe kërkesën për ndarjen e saj, nga ana e tij, po bëhet shkaktari kryesor dhe i vetëm, që dielli i shqiptarëve të mos lindur më nga Perëndimi dhe të humbim edhe atë pak përkrahje të mbetur ndërkombëtare, me ndihmën e së cilës krijuam shtetin, duke rrezikuar që vendi të mbulohet nga dritëhijet ruso-serbe, të cilat historikisht kanë mohuar qenien tonë kombëtare, kundërshtuar territoret etnike të shqiptarëve dhe gjithmonë kanë sjellë vetëm tragjedi dhe gjakderdhje mbi trojet tona”, është shprehur Qarri për “Kosova Sot”. Sipas Qarrit, sot askush nuk e di se pse u desh të pritej kaq gjatë, për krijimin e ekipit aktual të Ramush Haradinajt dhe se si Hashim Thaçi ende vazhdon të kurdisë plane misterioze në kurriz të popullit dhe territorit shtetëror të Kosovës me shkelje të Kushtetutës, për të ruajtur karrigen e pushtetit, si të ishte ai mbret i këtij vendi, dhe Kosova monarki arkaike e tij, ku askush nuk guxon të ngritët kundër një mbreti djallëzor si ai. “Kështu që ka ardhur momenti, kur nuk mjafton më vetëm kundërshtimi i thjeshtë i skenarit të Thaçit, por duhet kërkuar me këmbëngulje dhe pa asnjë kompromis, dorëheqjen ose në të kundërtën, të bëhet shkarkimi i tij i detyrueshëm nga posti që e mori thjesht me dhunë”, theksoi analisti Gani Qarri. Sidoqoftë, ai thotë se çudia bëhet edhe më e madhe, pasi që një kryeministër si z. Haradinaj në njërën anë thotë se jo vetëm që i kundërshton bisedimet të cilat cenojnë integritetin territorial të Kosovës, por aventura e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh, është ftesë e drejtpërdrejtë, për tragjedi të reja, ndërsa në anën tjetër vetë ky person në cilësinë e kryeministrit, vazhdon ta përkrah idenë që Thaçi të mbetet edhe më tej, në krye të procesit misterioz të dialogut me Serbinë. “Ndaj sot, ose duhet përfundimisht të qartësohet në Kuvend detyra e presidentit dhe parandalohen aventurat e tij të rrezikshme për shtetin tonë, si dhe roli i Kuvendit në këtë proces, ose vet qytetarët duhet t’i japin fund këtij regjimi të instaluar kriminalisht, duke goditur pikërisht kokën e tij, Hashim Thaçin, që po ua shton vuajtjet kosovarëve të varfëruar çdo ditë e më shumë dhe rrezikon të ardhmen e tyre, duke marrë të gatshme edhe fjalimet nga Beogradi, përmes koordinatorit të lidhjeve kriminale, Baton Haxhiut, dhe transmetuar si papagall ato ambasadorëve të huaj dhe publikut shqiptar, për “të mirat” e ndarjes së Kosovës, në kundërshtim me kushtetutën e vendit, megjithëse në të edhe shprehimisht thuhet: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj!”, ka potencuar Gani Qarri.

“Populli gjithandej, Qeveria, as deputetët, nuk guxojnë më të shkojnë në mënyrë të verbër pas Thaçit, çmenduria e të cilit ka avancuar aq shumë saqë duket se do të bëhet shkak që të bjerë edhe vetë Pavarësia dhjetëvjeçare e Republikës së Kosovës. Madje, siç paralajmëron ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, bazuar në kërkesën e Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh dhe arsyetimin se vetë “Kosova” më nuk i pranon kufijtë e saj ndërkombëtarë, me të cilët është njohur nga 116 vende të botës si shtet i pavarur, kurse Serbia me aleatët e saj, do të inicioi organizimin e një Dejtoni të ri për ndarjen dhe bosnjëzimin edhe të Kosovës. Por për çudi, Qeveria e kryesuar nga Ramush Haradinaj, vetëm para rreth pesë muajsh, u përpoq që edhe me një platformë të miratuar nga ajo vetë, ta autorizojë Hashim Thaçin, i vetmi ai të ketë të drejtë të negociojë dhe arrijë marrëveshje me Serbinë, pa marrë miratimin në Kuvend. Ndërsa, sapo të gjithë u ngritën në këmbë kundër çmendurive aventureske të Hashim Thaçit, gati pesë muaj pas platformës së dështuar të Qeverisë dhe vetëm një ditë para mbledhjes në Kuvend për nxjerrjen e një rezolute, që do të ndalojë tregtimin e mëtejmë të territoreve dhe faljen e 1/3-s së Kosovës Serbisë nga Hashim Thaçi, Qeveria papritmas tani na doli me një ekip negociator të udhëhequr nga Fatmir Limaj, pa bërë të njohur projekt as platformë të këtij ekipi, që tash e tutje dashka ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë. Ndaj ka ardhur koha që obstruksionet e tilla të marrin fund dhe sa më parë, opozita, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët e vendit, të bëhen bashkë dhe të kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e menjëhershme të Hashim Thaçit nga posti i të parit të shtetit, për dëmet e pariparueshme që me nismën e tij aventureske, brenda dhe jashtë vendit, po i shkakton shtetit tonë të brishtë, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës me këmbënguljen e habitshme të tij, për të arritur me çdo çmim marrëveshje me Vuçiqin, duke bërë pazare territoriale në kurriz të Kosovës, marrëzi e rrallë kjo dhe e paparë në historinë e deritanishme të shqiptarëve”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”. Edhe përkundër pyetjeve të gazetarit për të marrë prononcimin e Baton Haxhiut, ai nuk i ka kthyer përgjigje.

ZEQA: KREU I REPUBLIKËS KA VËNË NË PIKËPYETJE INTEGRITETIN DHE SOVRANITETIN TERRITORIAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Mirëpo analisti politik Florim Zeqa nuk i beson shumë opozitës në kauzën të cilën deri dje e kishte proklamuar, prandaj shpresa mbetet vetëm te qytetari i mobilizuar. “Seanca e ditës së martë, 4 shtator 2018, e tregoi qartë se opozita përveçse e dobët është e rrejshme dhe mashtruese. Largimi i opozitës nga Kuvendi tregoi se është e pafuqishme përballë qeverisë me vetëm 52 deputetë! Po të ishte unike dhe e vendosur në veprimet e saj, opozita nuk do të braktiste seancën, por do të bënte një betejë të fuqishme kundër pushtetarëve aktualë. Pas braktisjes së Kuvendit, opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër veç se t’i bashkëngjitet shoqërisë civile për protesta të fuqishme mbarëpopullore deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe largimin e presidentit nga froni! Pra, opozita, shoqëria civile, dhe të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit nga posti i tij, pasi ai është duke i shkaktuar dëme të pariparueshme vendit jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, por me nismën e tij aventureske, kreu i Republikës ka vënë në pikëpyetje integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës”, është shprehur Zeqa për gazetën “Kosova Sot”. “Për ta ndalur presidentin, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i skenarit të Thaçit (Vuçiqit), por duhet kërkuar, pa kompromis, dorëheqja ose shkarkimi i tij i detyrueshëm nga posti që e mori në tymin e flakëve, gazit lotsjellës dhe kordonëve të policisë. Duhet të detyrohet ky njeri i papërgjegjshëm të largohet nga posti i presidentit, ky sheik i shtetit më të varfër në rajon, që as vetë ndoshta nuk e di sa miliarda i ka paluar me familjarët, miqtë, farefisin dhe klientelën e tij të gjerë mafioze. Qytetarët duhet t’i japin fund këtij regjimi të instaluar kriminalisht, që po ua shton vuajtjet kosovarëve të varfëruar çdo ditë e më shumë! Me ose pa vetëdijen e tij, presidenti Hashim Thaçi është shndërruar në një kavie eksperimentale e politikave të Beogradit dhe Moskës, me qëllim që ta realizojë objektivin e madh të Serbisë e të Rusisë për daljen në Adriatik. Atë që Pashiqi nuk mundi ta bënte në 1912-1913, Hashim Thaçi, i ndihmuar nga Edi Rama, janë duke u kujdesur për krijimin e kushteve të daljes së Serbisë në Adriatik! E gjithë kjo po tentohet të bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe vullnetin e qytetarëve, thuajse ky është pronar dhe mbret i shtetit të Kosovës”, theksoi analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”.

GURAZIU: THAÇI KA HYRË NË NJË MARRËZI TË PAPARË NË HISTORINË E SHQIPTARËVE
Mobilizimin e opozitës, shoqërisë civile dhe qytetarëve kundër pazareve antikushtetuese të presidentit në bisedimet me Serbinë e sheh si zgjidhje shpëtimtare edhe analisti Ragip Guraziu.”Po shihet ashiqare që Thaçi me këmbëngulje për të arritur marrëveshje me Vuçiqin, për lëvizjen e kufijve, ka hyrë në një marrëzi të pa parë në historinë e shqiptarëve. Është koha që medoemos opozita, shoqëria civile dhe të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë për të kërkuar dorëheqjen e presidentit nga posti i tij, sepse si është ai duke i shkaktuar dëme të pariparueshme vendit jo vetëm në aspektin politik e diplomatik, me nismën e tij aventureske”, është shprehur ai. Guraziu tutje ka shtuar: “Tani është koha dhe momenti më i duhur që qytetarët t’i japin fund këtij regjimi të instaluar kriminalisht, duke goditur pikërisht kokën kryesore të tij, që po ua shton vuajtjet kosovarëve të varfëruar çdo ditë e më shumë. Kam përshtypjen se Hashim Thaçi po i merr të gatshme edhe fjalimet e tij nga Beogradi, përmes koordinatorit të këtyre lidhjeve kriminale, Baton Haxhiut, dhe ia transmeton ato publikut shqiptar. Ai po i bën këto veprime antishtetërore edhe pse është në dijeni se kjo bëhet në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot”.

Qytetarët e shqetësuar nga kryeneçësia e presidentit kërkojnë përgjegjësi
Edhe qytetarët e anketuar nga gazeta theksojnë se nëse krerët e institucioneve, në krye me presidentin Thaçi, rrezikojnë të futen në pazare për copëtimin e territorit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, atëherë protestat do të jenë masive dhe nuk do të ndalen derisa dhunuesit e rendit kushtetues të mos shkarkohen e të dalin para përgjegjësisë ligjore.Sipas Cen Pushkollit, publicist dhe njohës i zhvillimeve politike, mobilizimi kundër këtyre planeve djallëzore duhet të jetë gjithëpërfshirës, sot ose kurrë.”Unë mendoj se të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve dhe bindjeve politike, duhet të organizohen dhe t’i thonë komplet kësaj kaste politike stop me këto lloj malverzimesh e pazaresh të ndryshme, të niveleve nga më të ndryshmet. Në pritje të zhvillimit të debatit në Kuvend rreth këtyre temave që janë hapur, nga Karaqeva e Kamenicës kishte ardhur në Prishtinë edhe Selver Lenjani, i cili i indinjuar me ato plane që i mbron më këmbëngulësi presidenti Thaçi kërkon nga deputetët e opozitës dhe shoqëria civile e qytetarët që të mos lejojnë futjen në këto lojëra.”Kjo lojë e rrezikshme që po luhet rreth fatit të së ardhmes së shtetit të ri të Kosovës duhet ta shqetësojë dhe mobilizojë komplet spektrin politik të Kosovës, sidomos atë të opozitës, shoqërinë civile dhe qytetarët që t’i thonë jo çfarëdo plani djallëzor e kundërkushtetues, që luhet për interesa individuale”, është shprehur ai. Tutje, ka shtuar: Le ta dijë secili individ që merr guximin që të nënshkruajë një marrëveshje kundër sovranitetit dhe integritetit të shtetit, le ta dijë këtë edhe vetë presidenti i Republikës së Kosovës, le ta dijë edhe kryeministri Haradinaj, por edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe deputetët, se të gjithë ata që pajtohen me një akt të dëmshëm e kundërkushtetues për vendin do të ndëshkohen nga populli, i cili po rri gati për t’u ngritur në protesta”. Edhe përkundër pyetjeve të gazetarit për të marrë prononcimin e Baton Haxhiut, ai nuk i ka kthyer përgjigje.

(Kosova Sot)