UBT

Qytetarët të zhgënjyer me organizimin e dobët të Panairit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët mendojnë se Panairi i organizuar nga Komuna pos që bllokoi tërësisht qytetin, nuk pati asnjë risi dhe asnjë dobi për qytetin. Në Panair kishte vetëm gjëra improvizuese dhe më së pakut prodhime vendore apo diçka që do të krenohej Gjilani.

Qytetarët e anketuar mendojnë se Panairi nuk duhet të përsëritet asnjëherë në këtë format dhe në këtë mënyrë të dobët të cilësisë dhe pjesëmarrjes.

Leotrimi një 45 vjeçar thotë se ka qenë nga kureshtja në Panair.”Isha vetëm nga kureshtja, por nuk pash asgjë të mirë sepse aty kishte kompani që shesin nga 1 euro në qytet. Ky është turpi i këtij Panairi sepse Panairi duhet të promovojë prodhimet vendore e jo gjëra që blihen të gatshme në qytet”.

Hidromorava

Edhe Sylejmani një 26 vjeçar tha se Panairi është turpi i Komunës. “Komuna ka bërë një gaf të madh që mbylli qendrën e qytetit dhe torturoi për një javë rresht qytetarët. Ishalla kurrë nuk përsëritet kjo situatë”.

Ismajli një fermer gjilanas tha se është zhgënjyer nga ky Panair.”Asgja nuk kishte vendore dhe asgjë nuk pash të mirë apo të dobishme”.

Limoni mërgimtar nga Holanda tha se ndryshe e ka paramenduar Panairin.”Unë jam votues i LVV dhe kam pritur ndryshime të shumta, por jam i zhgënjyer. I vetmi ndryshim në këtë panair ishin ngjyrat e afërta me ata LGBT. Marre e turp për një qytet që nuk din një Panair ta organizojë” u shpreh ai./rajonipress/