ARKATANA

Qytetarët të interesuar për të bashkëfinancuar në projekte

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur sikur këtë vit, që qytetarët të shprehin interesimin e madh për të bashkëfinancuar në projekte, gjë që është një progres që do të ndikoj pozitivisht edhe në inicimin projekteve të reja ka thënë Nexhmedin Arifi.

Në Viti është mbajtur debati i parë për këtë vit i kryetarit të komunës Nexhmedin Arifi me qytetar, ku të pranishmit janë njoftuar me të arriturat komunale për periudhën 6 mujore të këtij viti.

Me këtë rast qytetarët patën rastin të njihen me investimet dhe projektet në realizim, me vizitat dhe takimet e rëndësishme, si dhe prioritetet komunale për këtë vit. Në pjesën e dytë të debatit, qytetarët parashtruan pyetje për çështjet që shprehën interesim.

Duke folur për prioritetet e udhëheqjes komunale, kryetari Arifi ka përmendur çështjen e arsimit dhe angazhimet për rritjen e cilësisë së procesit arsimor dhe në këtë drejtim ka përmendur testin e arritshmërisë në dy shkollat e mesme të Vitisë, ku siç u shpreh ai me testin e maturës po matet çështja e zhvillimit mësimor që si rezultat i saj del vijueshmëria, cilësia dhe angazhimi i personelit arsimor.

Në të dy shkollat e mesme kanë marrë pjesë në test 813 nxënës , prej tyre Gjimnazi me 540 nxënës prej të cilëve kanë kaluar 342 ose rreth 63 %. Ndërsa te Shkolla e mesme profesionale nuk jam i kënaqur fare me atë rezultat dhe për këtë kamë obliguar Drejtorin e Arsimit që të formoj një komision në bashkëpunim me inspektorët rajonal të Gjilanit që të bëjnë një kontroll dhe evidentim të orëve mësimore për secilin profesor gjatë vitit të shkuar shkollor, tha Arifi.

ARKATANA

Duke folur për investimet komunale, ai theksoi se për këtë vit janë në dispozicion 1.725.000 euro për investime në infrastrukturë dhe ka përsëritur se prioritet i kësaj udhëheqje vazhdon të mbetet zhvillimi ekonomik.

Ai ka përmendur edhe projektet e realizuara gjatë këtij gjashtë mujori, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me ministritë, organizatat e ndryshme dhe donatorët me të cilët janë realizuar disa projekte dhe poashtu shumë sosh janë në realizim.

Në pjesën e dytë te debatit, qytetarët shprehën interesimet e tyre në lidhje me projektet që janë kryer, por edhe ato që nuk po gjejnë realizim, e që kryesisht kishin të bënin me asfaltim të rrugëve, rregullim të ujësjellësit e kanalizimit.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kryetari Arifi premtoi se sivjet do të angazhohet që të shqyrtohen gjitha mundësit që të gjendet zgjidhje për realizim të këtyre projekteve. Ai ka theksuar se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur sikur këtë vit, që qytetarët të shprehin interesimin e madh për të bashkëfinancuar në projekte, gjë që është një progres që do të ndikoj pozitivisht edhe në inicimin projekteve të reja. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: