Eko Higjiena

Qytetarët po “vetëdijesohen” në raport me gjyqësorin

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Agron Uka nga Prokuroria e Qarkut tha se kohëve të fundit qytetarët po bëjnë shumë ankesa në adresë të gjyqësorit dhe kjo dëshmon se ata janë vetëdijesuar dhe e kuptojnë rolin e këtij institucioni tejet delikat.

Përgjegjësit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës së Qarkut,asaj komunale dhe Prokurorisë së Qarkut në Gjilan në një ballafaqim me qytetarët dhe shoqërinë civile me temën :”Drejtësia dhe qytetarët” të organizuar nga ATRC janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me qytetarët dhe llogaridhënie para publikut.

Ndonëse asnjëri nga referuesit nuk ka dhënë detaje rreth luftimit të krimit të organizuar,luftës kundër krimit ekonomik e financiar,korrupsionit,trafikimit me qenie njerëzore,prostitucionit, e dukurive tjera që bien në domenin e këtyre mekanizmave të drejtësisë,megjithatë ishte zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor Ajshe Qorraj që dha informacione më tepër njoftuese për punën e tërë mekanizmave juridik që funksionojnë në kuadër të KGJK.

Qorraj tha se po mundohen të jenë afër qytetarëve për tua treguar atyre procedurat dhe të drejtën për tu ankuar.”Ne po mundohemi të jemi pranë publikut dhe pranë atyre që e konsiderojnë vetën viktimë të ndonjë rasti. Nuk jemi të përkryer, por megjithatë reformat e fundit e kanë dhënë efektin e vet në sistemin e drejtësisë” tha Qorraj.

Eco Higjiena

Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan tha se ky institucion është i pavarur në vendime .”Asnjë presion apo intervenim gjatë kësaj periudhe nuk e kam pasur. Kam gjykuar e dënuar polic e politikan dhe njerëz të tjerë me ndikim, por nuk kam qenë i ndikuar nga askush” tha Haziri. Kreu i kësaj gjykate tha se janë munduar që palëve tua lehtësojmë punën duke treguar përmes paraqitjes tabelare renditjen e seancave gjyqësore.

Agron Uka nga Prokuroria e Qarkut tha se kohëve të fundit qytetarët po bëjnë shumë ankesa në adresë të gjyqësorit dhe kjo dëshmon se ata janë vetëdijesuar dhe e kuptojnë rolin e këtij institucioni tejet delikat. “Kur qytetarët bëjnë ankesa është shenjë pozitive sepse nga kjo e kuptojmë që ne megjithatë kemi punuar dhe jemi marrë seriozisht me rastet” tha Uka.

Uka tha se kohëve të fundit është shtuar dhuna në familje. Kurse Ramiz Azizi nga Gjykata Komunale tha se kanë numër të madh të lëndëve dhe realisht kësaj gjykate i mungon një civilist. Nga publiku Avni Rudaku nga Vetëvendosje tha se fatkeqësisht mungon besimi në institucionin e gjyqësorit.”Gjyqësori nuk është i pavarur dhe këtë e kanë thënë shumë raporte vendore e ndërkombëtare” tha Rudaku./rajonipress/