Qytetarët paguajnë për barna esenciale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qytetarët e Prishtinës, tash e dy javë, po paguajnë vetë për barna esenciale, pasi që qendrat e mjekësisë familjare nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton KTV.

Është data 29 janar dhe tek tash depoja e qendrës kryesore të mjekësisë familjare po mbushet me barna esenciale, ndonëse Ministria e Shëndetësisë këtë gjë është dashur ta bëjë më 5 janar.

UBT

E zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i ka thënë KTV-së se vonesat e janarit janë për shkak të alokimit të buxhetit që bëhet tek pas datës 15. Ai ka shtuar se kryeqyteti mund të shkojë të furnizohet vetë në depon e ministrisë e të mos i presë ata.