Hidromorava

Qytetarët – pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoresha e DShMS-së Zajmi – Krasniqi ka mirëpritur këtë punëtori, duke thënë se janë duke punuar që qytetarëve të Kamenicës t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore sa më cilësore.

Ka përfunduar punëtoria për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Kamenicë.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka zhvilluar punëtorinë (Fletnotimi Komunitar) për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Kamenicës.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të PRAK Kosova, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, stafi shëndetësor si dhe qytetarë të Komunës.

ARKATANA

Gjatë punëtorisë u diskutua se si të krijohet një dialog social mes stafit shëndetësor dhe qytetarëve në mënyrë që të gjendet zgjidhje për problemet me të cilat përballen ata dhe që i kanë lajmëruar.

Sipas PRAK Kosova, qëllimi i këtij projekti është i fokusuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në kënaqshmërinë e qytetarëve me shërbimet e ofruara, pasi për këtë qytetarët/pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor.

Po ashtu edhe Drejtoresha e DShMS-së Zajmi-Krasniqi ka mirëpritur këtë punëtori, duke thënë se janë duke punuar që qytetarëve të Kamenicës t’iu ofrojnë shërbime shëndetësore sa më cilësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.