FITORJA

Qytetarët nuk presin ndonjë rezultat pozitiv në takimin e 27 shkurtit?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarët të anketuar mendojnë se ende është herët për një marrëveshje finale e cila ashtu siç po trumbetohet ka pak gjasa t`i sjell të mira Kosovës. E njoh Albinin dhe nuk besoj se e nënshkruan kapitullimin shprehet Ylberi qytetar nga Gjilani.

Takimi i 27 shkurtit mes palës kosovare dhe asaj serbe po pritet me një interesim të madh. Edhe qytetarët i kanë opinionet e ndara kur është në pyetje rezultati nga ky takim.

Muhameti qytetar nga Gjilani thotë se plani franko gjerman shumë pak është zbërthyer në publik.”Unë mendoj se ai plan është dashur të jetë i pranishëm në çdo familje shqiptare, e jo veç në sirtarët e Albin Kurtit. Ne tash nuk po kemi njohuri kush po humb e kush po fiton, edhe pse saktë e kam të qartë se Kosova është viktimë kësaj radhe” shprehet Muhameti.

Eco Higjiena

Por, Ylberi një simpatizant i Albin Kurtit ka bindje krejt tjera.”E njoh mirë Albinin dhe nuk e besoj kurrë se ai e nënshkruan kapitullimin. Albini është kokëfortë dhe nuk bënë lëvizje të gabuara” shprehet Ylberi.

Asllani student mendon se Albin Kurti ka bërë hapa të gabuar në ecjen politike rreth dialogut. “Albini nuk bashkëpunoi me opozitën asnjëherë qysh duhet, injoroi shoqërinë civile, mediet dhe mbi të gjitha injoroi popullin me të cilin s`ka komunikuar një kohë të gjatë. Albini as nuk mundet dhe as nuk guxon me nënshkrua vet asnjë dokument” shprehet Asllani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.