Fidanishtja

Qytetarët kritikojnë Ministrinë e Infrastrukturës

/ 2 minuta lexim

Viti – Zija Aliu anëtar i këtij këshilli paraqiti disa vërejtje për mos rregullimin e rrugëve magjistrale duke thënë se ministria përkatëse i ka lënë në harresë qytetarët vitias.

Në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në këtë komunë , derisa nuk kanë munguar epitetet se kjo komunë është edhe një ndër qytetet më të qeta në Kosovë.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti Afrim Haili duke e cilësuar si të qetë gjendjen e sigurisë në këtë komunë tha se çdo vjet rastet kriminale në viti janë në rënie e sipër dhe kjo sipas tij po arrihet falë bashkëpunimit të qytetarëve me mekanizmat e ndryshëm.

Edhe nënkryetari i Komunës Abdyl Bajrami duke përgëzuar qytetarët për gjendjen e mirë të sigurisë në këtë komunë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me policinë e Kosovës pasi kjo është në interes të tyre.

Uji Dea

Zija Aliu anëtar i këtij këshilli paraqiti disa vërejtje për mos rregullimin e rrugëve magjistrale duke thënë se ministria përkatëse i ka lënë në harresë qytetarët vitias. Ai mandej kërkoj nga organet komunale që të bëjnë edhe më shumë presion për rregullimin e këtyre rrugëve që sipas tij janë në gjendje jo të mirë dhe kanoset rrezik për qytetarët.

Abdyl Bajrami u pajtua me gjendjen e këtyre rrugëve, por tha se komuna ka shpresa që organet kompetente do të ndërmarrin diçka në përmirësimin e kësaj gjendje.
Ai mandej i njoftoj anëtarët që Komuna është duke shikuar mundësitë që Ministria e Infrastrukturës të investoj në rrugën Viti-Pozheran në vendin e quajtur Ura e Kurteshit investim ky që sipas tij kap vlerën mbi 400.000,00€.

Bajrami theksoi se komuna është e njoftuar se për shkak të temperaturave të ulëta nuk është punuar në këto rrugë, por ai tha se komuna shpreson se së shpejti do të fillohet me intervenime./rajonipress/