Uji Dea

Qytetarët kritikojnë asambleistët komunal: Merruni me punët e juaja praktike e mos humbni kohë me bojkot

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Opozita po kundërshton mbajtjen e seancave komunale pa transmetim medial, ndërsa qytetarët thonë se nuk po na duhet aspak me i dëgjue përrallat e tyre dhe interesat e tyre klanore e grupore. Punoni dhe votoni ide e propozime sepse kjo është puna e juaj shprehen qytetarët.

Për shkak të mungesës së transmetimit medial të seancave komunale, opozita po e braktisë seancën duke dështuar shumë projekte e vendime që janë në interes të qytetarëve.

Qytetarët gjilanas e shohin të panevojshwm arsyetimin e opozitës, madje e quajnë qesharak dhe gjest i ulët.

Nazmia qytetar gjilanas thotë se opozita ka shumë mundësi të tjera për ta bllokuar asamblenë komunale.

UBT

“Pse me i dëgjue unë këshilltarët komunal, asnjë sekondë se humbi me i dëgjue përrallat dhe interesat e tyre personale. Asnjë këshilltar s`ka folur deri tash për kërkesat e qytetarëve. Puna e tyre është me ecë përpara komuna dhe projektet e jo bllokada” shprehet Nazmiu.

Meritoni një student thotë se vërtet është e pakuptimtë kërkesa e opozitës.

“Këta këshilltar komunal krejt gëzimin e tyre po e shprehin para kamerave ndërsa po e harrojnë rolin që e kanë. Për mua pak ka rëndësi a i shoh live a jo, për mua e rëndësishme është që ata të marrin vendime në interes të komunës dhe qytetarëve” shprehet Meritoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.