UBT

Qytetarët kërkojnë tërheqjen e Trustit, jo ndihmat e Qeverisë dhe lëmoshën e Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qytetarët gjilanas më shumë preferojnë tërheqjen e Trustit sesa ndihmat që po jep Qeveria dhe lëmoshën e ofruar nga Albin Kurti.

Shumë qytetar të anketuar mendojnë se më mirë do ta pranonin tërheqjen e Trustit sesa ndihmat dhe lëmoshën e ofruar nga Qeveria Kurti.

Bislimi një 56 vjeçar mendon se Trusti është djersë e tij dhe ka të drejtë ta tërheq. “Pse mos t`i marrë mjetet e mija financiare që i kamë grumbulluar me djersë. Kështu qysh po jep pare Albin Kurti edhe rrezikohet buxheti i shtetit edhe humbin investimet. Kurse Trusti është çështje e imja personale, ndërsa paret e këtij institucioni askush nuk e din kush i shfrytëzon” shprehet Bislimi.

ARKATANA

Edhe, Muharremi një 60 vjeçar mendon se më e drejtë është marrja e Trustit.”Sigurisht që është më mirë sepse kam punuar tërë jetën për atë kontribut. Njerëzit po vdesin pa e përjetuar as pensionimin e as trustin ndërsa qytetarët janë në hall dhe fukarallëk të madh” shprehet Muharremi.

Dauti një 58 vjeçar thotë se Qeveria Kurti po punon kundër interesave të qytetarëve të saj dhe po i mundëson të tjerëve që mjetet e Trustit të shfrytëzohen për investime, por jashtë Kosovës kuptohet shprehet me ironi Dauti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.