RCCOLA

Qytetarët kërkojnë drejtësi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në Kamenicë është mbajtur punëtoria me temë “Drejtësia dhe Qytetarët”, në kuadër të një fushate disamujore, që për qëllim ka krijimin e një ambienti të përshtatshëm për sundimin e ligjit dhe informimin e qytetarëve për mënyrën e parashtrimit të ankesave kundër një punonjësi të Policisë apo Gjykatës.

Zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, foli para të pranishmëve për strukturën organizative dhe funksionimin e sistemit gjyqësor.

Mobi Casa

Drejtuesit e Gjykatave të Kamenicës, Zijadin Spahiu e Islam Thaçi, dhanë statistika për lëndët e zgjidhura dhe ato që presin përgjigje. Qytetarët bënë vërejtje të shumta për zvarritjet dhe neglizhencën e organeve të policisë dhe gjykatave në zgjidhjen e kontesteve.

Donika Podrimja, nga ATRC, organizatore e kësaj punëtorie, bëri të ditur se kosovarët kanë shumë nevojë të jenë të informuar përmes fushatave të këtij koalicioni rreth të drejtave dhe mundësive që ua ofron ligji. Në fund të punëtorisë, qytetarëve iu shpërndanë broshura në të cilat prezantohet kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët”, që ka për qëllim të rrisë qasjen dhe të nxisë kërkesat e qytetarëve për drejtësi./radiopremiera/