FIDANISHTJA

Qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për të raportuar dhunën në familje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Gjatë takimit u diskutua dhe u informuan për rastet e dhunës në familje të raportuara në institucionet përgjegjëse për periudhën Janar – Dhjetor 2022, ku u tha se qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për të raportuar dhunën në familje, kur ajo ndodhë për atë edhe dhuna në familje është në rritje.

Koordinatorja e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli Kastrati organizoi takimin e parë të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Kamenicës.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Gjykata, Prokuroria e shtetit, Policia e Kosovës, Zyra e punësimit, QPS-ja, Zyra për Mbrojtjen e viktimave, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zyrtarja për Barazi Gjinore, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe OSBE.

Fundamenti

Gjatë takimit u diskutua dhe u informuan për rastet e dhunës në familje të raportuara në institucionet përgjegjëse për periudhën Janar – Dhjetor 2022, ku u tha se qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për të raportuar dhunën në familje kur ajo ndodhë për atë edhe dhuna në familje është në rritje.

Pas diskutimit nga të pranishmit, u dhanë këto rekomandime:

  • Komuna në bashkëpunim me Zyrën e punësimit të organizoi kurse për profesione të caktuara për viktimat e dhunës në familje;
  • Në konkurse për punësim t’u jipet përparësi viktimave të dhunës në familje;
  • Komuna e Kamenicës të ndaj buxhet për Strehimoren “Liria” Gjilan ngase aty marrin shërbime viktimat e Dhunës në Familje nga Komuna e Kamenicës;
  • Të paguhet qeraja për viktimat e Dhunës në Familje;
  • Të formohet komisioni komunal për rivlerësimin e rasteve të banimit social (në dy banesat sociale në Kamenicë);
  • Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit shkollat të organizojnë vizita me nxënës në Gjykatë – bashkëbisedim me profesionist të drejtësisë – gjyqtar, sa i përket Parandalimit të Dhunës në Familje e çështjeve të tjera të drejtësisë;
  • Ligjërata vetedijësuese nëpër shkollat fillore dhe të mesme sa i përket Parandalimit të Dhunës në Familje;
  • Të punohet në funksionalizimin e trekëndëshit pedagogjik Prind – Nxënës – Mësimdhënës, pra të rritet bashkëpunimi në mes tyre;
  • Nuk është zgjidhje dënimi por tehabilitim për kryesit e veprave;
  • Trajtimi psikologjik të jetë masë obligative, që mos të përsëriten ato raste;
  • Të bëhet Plani i Veprimit të MKKDHF
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.