Uji Dea

Qytetarët gjilanas të zhgënjyer në mungesë të rrymës dhe rritjes së çmimeve: Albin Kurti po na fundos?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qeverisja e keqe e Albin Kurtit po na fundos dhe jemi në prag të kapitullimit shprehen të anketuarit. Qytetarët thonë se Kurti më shumë po vrapon pas namit të tij sesa pas problemeve të qytetarëve.

Qytetarët gjilanas vazhdojnë të zhgënjehen me qeverisjen e Albin Kurtit. Ata thonë se mungesa e energjisë elektrike dhe rritja ekstreme e çmimeve është një paralajmërim i keq për ta.

Rrustemi një 37 vjeçar thotë se Albin Kurti as që po brengoset për hallet e qytetarëve. “Ai po vrapon pas namit të tij për të fituar poena politik dhe i ka lënë mbrapa dhe në harresë shumë probleme të grumbulluara të qytetarëve”.

Fundamenti

Dauti mërgimtar nga Gjermania tha se ka votuar për Kurtin duke besuar në ndryshimin e paralajmëruar. “Kur erdha në shtëpi më gjetën reduktimet e rrymës, as mu pastrue s`kam pasur mundësi. Ky është një turp i madh për Qeverisjen e Albin Kurtit”shprehet ky mërgimtar.

Sylejmani qytetar i papunë thotë se çmimet e ngritura po e bëjnë jetën të padurueshme.”Albini po na fundos dhe po na len pa shpresa. Herë thonë luftë e herë thonë vështirë do jetë vjeshta, e si të mbijetojmë ne që jemi pa paga e pa punë” shprehet Sylejmani./rajonipress/