Qytetarët gjilanas porosi Albin Kurtit: Ose lejoj mjetet e trustit ose na mbyt për së gjalli

Gjilan – Shumë qytetar gjilanas të anketuar nga rajonipress kërkojnë nga Albin Kurti që të këndellet dhe të jetoj me realitetin e ri social në Kosovë. I bëjmë thirrje Albin Kurtit që të mendoj mirë dhe mos ta luaj rolin e Kim Jong Un të Koresë dhe të marrë në qafë një popull të tërë. Ne jemi buzë greminës dhe buzë katastrofës sociale thonë qytetarët e anketuar.

“Nuk kam shumë mjete në trust, por ato që janë mund të bëjë diçka për gjashtë fëmijët e mi. Nga zemra e lus Albin Kurtin të cilin edhe e kam votuar, që të mendojë mirë para se të marrë vendim për trustin sepse jemi keq dhe do jemi edhe më keq. Ose na mbyt për së gjalli ose lejo mjetet” shprehet Mejremja nënë e gjashtë fëmijëve.

Ajo thotë se ka kohë që fëmijët e saj nuk e han ushqimin e duhur dhe përballet me mungesat më elementare të jetës.

Musliu një banor 57 vjeçar thotë se heshtja e Albin Kurtit dhe mos përkrahja e tij për ta zbutur skamjen e ka irrituar tej mase. “Unë jam aktivist i LVV por nuk jam shumë i zjarrtë si të tjerët. Votën ia kam dhënë Kurtit duke mendar se do të ketë ndonjë ndryshim, por po e shoh se paskam gabuar. Nëse arrihet që trusti të lejohet atëherë Bekim Haxhiu që nuk e njoh fare do të jetë një hero i gjallë” shprehet Musliu.

Edhe, Bajrami një burrë 45 vjeçar që thotë se ka familje të madhe shprehet se jeta sociale po e rëndon çdo ditë. “Unë nuk e kam shpresën vetëm tek trusti sepse punojë argat krahu, por na ndihmon pak, e shtyjmë edhe najë ditë. Albin Kurti po sillet keq dhe me arrogancë dhe nuk i ka hije një lideri kështu. Ai duhet ta kuptojë revoltën e qytetarëve kur kërkojnë diçka të realizohet. Kam menduar e shpresuar se Kurti ka me qen për popullin, por qenkam gabuar. Haram i qoftë vota ime dhe e familjes sime” shprehet ky qytetar.

Edhe shumë qytetar tjerë të anketuar kërkojnë me ngulm që mjetet e trustit të lejohen dhe të fillojnë qytetarët me tërheqjen e tyre, e të mos humbet kohë me teket e Albin Kurtit dhe të injorantëve të tij ekspertë e ministra amator./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS