Mobi Casa

Qytetarët gjilanas porosi Albin Kurtit: Eja në teren o Albin, e shiko që asgjë nuk është punuar në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shumë qytetar gjilanas të anketuar mendojnë se Qeveria Kurti dhe Alban Hyseni ende asnjë investim serioz nuk e kanë bërë në Gjilan e Anamoravë. Madje, Qeveria Kurti ka stopuar shumë projekte të nisura dhe tani po shkon edhe ky vit pa realizuar asnjë projekt madhor.

Rrahmani një gjilanas 49 vjeçar thotë se nuk e ka të qartë konceptin e Qeverisë Kurti rreth investimeve. “Ende asnjë investim serioz nuk po ndodhë, madje Kurti i ka stopuar edhe projektet e nisura nga Qeveritë e kaluara. Autostrada ka ngecur, rruga e Bujanocit nuk ka shpresa që kryhet këtë vit, rruga e Prishtinës në dalje kah Bresalci, as që ka filluar. E cili projekt o Albin Kurti ka nisur në Gjilan, e ke dalur për ta vizituar. Eja Albin, eja në Gjilan e dil në teren dhe shihe që s`ke punuar asgjë” shprehet ky qytetarë.

Musliu një 55 vjeçar gjithashtu mendon se Kurti dhe Alban Hyseni ende nuk po mbahen në mend për diçka të hajrit. “I kam votuar për sherr e jam pishman sa të jetë jeta. Këta ishin veç llafe e budallakina me ba se për punë e zhvillim këta nuk janë” tha Musliu.

Mobi Casa

Nazmiu një mërgimtar në Gjermani mendon pak më ndryshe. “Duhet edhe pak kohë sepse ka pasur borxhe nga Qeveritë e kaluara. Edhe unë s`jam shumë i kënaqur, por Kurti po arsyetohet se ende i duhet kohë” mendon Nazmiu.

Dukagjini një 34 vjeçar i punësuar në sektorin privat thotë se Alban Hyseni ka stopuar të gjitha ndërtimet e lejeve dhe kjo ka krijuar kaos në qytetin e Gjilanit.”Zhvillimi i një komune varet nga të hyrat që vijnë nga taksat e paguara edhe nga lejet ndërtimore dhe se komuna pastaj mund të përparoj edhe në mënyra të ndryshme të punësimit” shprehet ai.

Ndryshe në Gjilan akoma s`kemi të paktën një projekt të realizuar nga Qeveria Kurti e Alban Hyseni./rajonipress/