Eko Higjiena

Qytetarët gjilanas për buxhetin, mjerim dhe trishtim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarët gjilanas kanë shprehur mllefin dhe zhgënjimin rreth ndarjes së buxhetit për komunën e Gjilanit. 700 mijë euro Gjilani privatisht mund t`i grumbulloj për një orë sepse Gjilani paguan tatime e taksa marramendëse për shtetin ndërsa po përfiton minimumin e mundshëm shprehen qytetarët e anketuar.

Qytetarët gjilanas e kanë pritur me mllef dhe zhgënjim buxhetin e aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Një shumë qesharake dhe skandaloze është aprovuar për një qytet që ka probleme të shumta të pazgjidhura, duke filluar nga mungesa e ujit, eliminimi i ujërave të zeza dhe rregullimi i infrastrukturës.

Qytetarët këtë veprim të Qeverisë e shohin si hakmarrje e Albin Kurtit ndaj Gjilanit.

FITORJA

Elhamiu një 39 vjeçar thotë se Gjilani kësaj radhe është anashkaluar në mënyrë ekstreme dhe të qëllimshme.”Po ju garantoj që 700 mijë euro gjilanasit mund ti grumbullojnë për një orë sepse kjo shumë është qesharake dhe e trishtueshme. Gjilanasit paguajnë taksa e tatime më shumë se çdo komunë tjetër, madje kjo është e theksuar me vite, ndërsa përfiton minimumin e ndarjes së buxhetit” thotë ky qytetar.

Edhe Sabriu 43 vjeçar jep akuza në adresë të deputetëve të Gjilanit sidomos të atyre të VV. “Deputetët e LVV flasin pak ose nuk flasin fare sepse ata nuk guxojnë edhe të shprehën lirshëm për shkak të liderit të tyre. Kjo është vërtet për keqardhje se çfarë kaste të politikanëve kemi. Gjilani në të ardhmen duhet të organizojë një Këshill të Emergjencës që do të përbehej nga ekspert të të gjitha kategorive dhe pak para se të aprovohej buxheti do të duhej të dërgohen projekte e propozime, ndryshe do të mbesim një zonë qorre” shprehet Sabriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.